1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Helmut Kohl dhe turqit

Lindita Arapi2 Gusht 2013

Qeveria britanike ka publikuar dokumente sekrete spektakolare. Sipas tyre kancelari Helmut Kohl kishte një plan radikal: Ai donte të largonte gjysmën e turqve nga Gjermania për shkak të mosintegrimit.

https://p.dw.com/p/19Ihe
Ish kancelari Helmut KohlFotografi: picture-alliance/AP

Britania e Madhe ka publikuar dokumente sekrete të vitit 1982, ndër to edhe protokollin e një bisede mes Margaret Thatcher-it dhe kancelarit të atëhershëm të Gjermanisë, Helmut Kohl më 28 Tetor 1982. Kancelari asokohe vriste mendjen se si të largonte turqit që jetonin në Gjermani, ka raportuar revista gjermane "Spiegel Online". Kancelari gjerman Helmut Kohl kishte vetëm katër javë që ishte ngjitur në detyrë, dhe sipas dokumenteve sekrete donte të largonte gjysmën e turqve që jetonin në Gjermani. Dokumenti sekret u bë publik pas skadimit të afatit të ruajtjes së sekretit dhe mund të merrej për lexim vetëm nga "Spiegel Online".

Në protokollin me nr: 19/1036 thuhet se "kancelari Kohl në katër vitet e ardhshme do që të reduktojmë 50% numrin e turqve në Gjermani, por ai nuk mund ta thotë këtë publikisht." Dhe më tej në protokoll shënohet: "Është e pamundur që Gjermania t'i asimilojë turqit me këto shifra." Në bisedë të pranishëm ishin krahas kryeministres britanike, Margaret Thatcher edhe sekretari i saj privat, A.J.Coles dhe përpiluesi i dokumentit.

Kultura tërësisht të ndryshme

Kohl donte të largonte turqit."Gjermania nuk ka problem me portugezët, italianët, madje aziatikojugorët, sepse ata integrohen shumë mirë", citon protokolluesi i bisedës, kancelarin Kohl. "Por turqit vijnë nga një kulturë e një natyre tërësisht ndryshe. Gjermania ka integruar 11 milionë gjermanë vendet europianolindorë, por këta janë europianë dhe nuk përbëjnë problem." Si shembuj për "përplasjen mes dy kulturave të ndryshme", Helmut Kohl përmendete martesat e detyrueshme dhe punën në të zezë të turqve. Çdo i dyti turk duhej të largohej, për ata që qëndronin, Kohl parashihte shkollime të veçanta. "Ata që do të integrohen, duhet të mësojnë gjermanisht", thuhet në protokoll.

Symbolbild deutsche Presseschau Presse
Fotografi: picture-alliance/dpa

Mbi këto dokumente, Spiegel Online shkruan: "Protokollet e Thatcherit tregojnë jo vetëm se si Kohl donte të largonte jashtë Gjermanisë qindra mijëra turq, por hedh dritë edhe mbi marrëdhënien e atëhershme mes gjermanëve dhe turqve, dhe se si është përmirësuar ajo në tre dhjetëvjeçarët e fundit. Sepse ajo që në vitet e republikës së Bonn-it konsiderohej si konsensus shoqëror, sot vlen si një qëndrim djathtist."

Kohl ndërron mendje vite më vonë

Historiani gjerman Ulrich Herbert i tha Spiegel Online se "atëherë ekzistonte konsensusi shoqëror se turqit ishin vetëm punëtorë të ftusr dhe duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Ky qëndrim madje përkrahej në shumë nivele edhe në partinë socialdemokrate."

Margaret Thatcher und Helmut Kohl
Helmut Kohl dhe Margaret Thatcher, prill 1983Fotografi: Keystone/Getty Images

Marrëdhënia e gjermanëve me qytetarët turq përmirësohet me kalimin e viteve. Një gjeneratë e re rritet, shumë flasin gjermanisht, integrohen. Madje vetë Kohl ndërroi qëndrim po ashtu radikalisht. "Në vitin 1993 ai kundër rezistencës brenda partisë së tij, ia doli që të huajt që lindnin në gjeneratën e tretë në Gjermani të merrnin pasaportë gjermane duke lehtësuar kështu natyralizimin."

Qeveria britanike publikoi të enjten një radhë dokumentesh sekrete. Arkivi Kombëtar i hapi ato për opinioin publik, disa syresh u futën në internet. Vëmendjen e tërhoqi edhe një fjalim i parapërgatitur e Mbretëreshës Elisabeta II në rast të shpërthimit të luftës së III botërorre.