1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vetëvendosja. Protestë deri në arritjen e reciprocitetit

22 Janar 2012

Nën moton “Serbia nuk kalon” qindra qytetarë u bashkuan me protestën e dytë të Vetëvendosjes. Qëllimi i protetstës është ndalimi i futjes së mallrave të Serbisë në Kosovë dhe zabtimi i masave të reciprocitetit.

https://p.dw.com/p/13o5G
Fotografi: AP

Protestuesit në përgjigje të thirrjes së partisë Vetëvendosja janë mbledhur pranë dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Kërkesa e tyre është që të zabtohen masat e reciporitetit në shkëmbimet me Serbinë. Skenari është i njëjtë, tërësisht paqësor. Por, shpresojmë se skenari i policisë do të jetë tjetër, që të mos na pengojë dhe mos të na bllokojë, ishte daklarata e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti. “Jemi këtu që ta ndalojmë hyrjen dhe ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Shpresoj që policia jonë të mos na pengojë, se do të ndryshojë skenarin dhe nuk do të jetë e dhunshme. Reciprociteti nuk ka afat. Ai është vlerë universale. Ne do të qëndrojmë këtu, me trysninë tonë që institcionet shtetërore, qeveria e Kosovës dhe policia e Republikës së Kosovës ta zabtojnë reciportietin“, tha Kurti, duke mohuar faktin se ka futja e mauneve po bëhet në rrugë anësore.

Kosovo Albin Kurti Opposition
Albin Kurti, kryetar i VetëvendosjesFotografi: picture-alliance/dpa

Protesta, ashtu si dhe ajo e një javë më parë më 14 janar, zhvillohet pa iu komunikuar policisë në bazë të ligjit të protestës, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani. Sipas tij Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj do të jenë konform procedurave ligjore të cilat nuk lejonë bllokimin e rrugëve në tërësi. “Protestuesit janë tubuar në magjistralen që çon në drejtim të dy pikave kufitare, në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, duke bllokuar njërën korsi të magjistraleve. Deri në këto momente, protesta ka kaluar qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”.

Vetëvendosja për vazhdimin e protestave

Mimoza Kusari Lila
Zv/kryeminsitrija e KosovWs, Mimoza Kusari LilaFotografi: DW/Bekim Shehu

Protesta e dytë në radhë e Vetëvendosjes nën moton Serbia nuk kalon”, nuk arriti të parandalohej as pas miratimit të moconit të së premtes (20.01.2012) në Kuvendin e Kosovës. Ky mocion rëzon atë të 7 dhjetorit 2011 për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, që u inicua nga partia opozitare Vetëvendosja. Kjo e fundit mocionin e ri të parlamentit, qënë mbështet marrëveshjet e arritura me Beogradin në kuadër të dialogut, sipas Vetëvendosjes është një mocion jokushtetues dhe i turpshëm. Prandaj, proetestat do të vazhdojnë, si një formë demokratike, e cila mbron prodhimin vendor dhe shtetin nga Serbia, thotë përfaqësuesi i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj. Zv/kryeminsitrija Mimoza Kusari Lila tha për mediat vendase se, "ajo që po bën Vetëvendosja është bllokadë dhe se zgjidhja është brenda instituconeve dhe në dialog".

Ndërkohë, forca të mëdha policore vazhdojnë të jenë të pranishme në dy magjistralet që çojnë në dy pikëkalimet kufitare, Kosovë-Serbi. Vendi i protestës po vëzhgohet nga ajri nga Policia e EULEX-it.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora