1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Prodhuesi i velave - Niels Molkentini nga Kieli

Mbi ujë dhe brenda tij Nils Molkentin është në elementin e vet. Surfisti i apasionuar e ka bërë pasionin profesion. Ai bën vela dhe i riparon ato. Nga ata, që nuk duhen më, bën çanta

default

Nils Molkentin

Kur banorët e veriut të Gjermanisë flasin për motin, nuk e bëjnë këtë vetëm sa për të thënë diçka. Për banorët e bregdetit moti është i rëndësishëm, sepse ata ushtrojnë sportet detare, ose sepse kanë lidhje me detin për shkak të profesionit, ose sepse bëjnë shëtitje në fundjava.

Nils Molkentin nga Kiel-i merret me të gjitha këto. Prandaj ai e di gjithnjë shumë mirë se nga fryn era. Sepse era është forca, që nxit punën dhe hobin e tij. Këtë e dinë edhe kolegët e tij. Për shembull Irmgardi, e cila punon së bashku me të në firmën Dmoch për prodhimin e velave, që ndodhet në Kiel, i beson parashikimet e motit, të bëra nga Nils:

Gesichter Deutschlands NiMoP1

Nilsi në timonin e anijes

"Nga Nilsi mund të mësosh gjithnjë, si do të jetë koha në fundjavë. Ai e ndjek motin shumë intensivisht dhe sa më të forta të jenë erërat, aq më shpesh bie zilja e celularit të tij. Atëherë ai shkon për të rrëshqitur mbi dallgë," thotë Irmgard.

Nils Molkentin e di, ku i rreh klientëve

Nils Molkentin është në fakt gjithnjë gati. Me 26 vjetët, që ka, ai është beqar dhe gjithnjë i lirë sa duhet për të marrë veglat dhe me disa nga shokët të hipë në autobusin për të shkuar në drejtim të Danimarkës, ose në pika të tjera, ku rrëshqitet mbi dallgë në Evropën veriore.

Por kjo nuk do të thotë se Nils Molkentin nuk ka asjë preokupim në jetë. Surfing sipas erës, udhëtimi me vela nuk është hobi shumë i lirë. Puna si prodhues velash i sjell të ardhura të rregullta. Por për Nilsin puna nuk është vetëm për të fituar paratë. Ai qep që prej nëntë vjetësh vela dhe këtë punë e ka filluar për të njëjtën arsye pse ka filluar edhe të rrëshqasë mbi dallgë, nga dashuria për detin. Përvëç kësaj është dhe praktike, sepse kur prishen velat e tij, ai mund t`i riparojë ato vetë.

Gesichter Deutschlands NiMoP2

Nilsi duke qepur me makinë

Megjithëse ai e ushtron me pasion profesionin e tij, kur afrohet e premtja pasdite, ai mezi pret të vijë momenti i largimit nga makina qepëse. Ai do të shkojë në det. Por Nilsi nuk është nga ata, që ikën menjëherë, kur mbaron orari i punës. Këtë e thotë shefja e tij, Andrea Dmoch. Përkundrazi. Sepse Niels e di shumë mirë, çfarë mendojnë ata që bëjnë rrëshqitje mbi dallgë, velat e të cilëve riparon ai: "Sepse për shembull, kur vijnë gjëra për t'u riparuar në fundjavë prej sportistëve, që duan të dalin për rrëshqitur mbi dallgë njësoj si Nielsi në fundjavë, atëherë ai nuk mund të thotë: "Nuk e riparoj këtë velë," por i hyn punës për riparimin e tyre.

Një qëllim i dytë për prodhuesin e velave

Gesichter Deutschlands NiMoP3

Nils Molkentin duke rrëshqitur mbi dallgë

Nils Molkentin ka zbuluar edhe një gjë tjetër, me të cilën mund të merret. "Kushëriri im, shoqja e tij dhe unë kemi krijuar një firmë të re, që quhet 'Ho'ohakii'. Kjo fjalë vjen nga gjuha havajane dhe do të thotë "unike". Ne bëjmë çanta, portofolë dhe rripa me vela të vjetra. Tani përpiqemi që me këtë ide të futemi në skenën e surfistëve.“

Çantat dhe prodhimet e tjera nga materiali riciklues, duken profesionale dhe duken shumë të forta. Megjithë suksesin e fillimit, Nils Molketin nuk mund të shesë aq shumë, sa të ketë mundësi të lerë punën tjetër, që bën si prodhues velash. Megjithatë ai është i durueshëm, si gjithë surfistët, që presin të vijë dallga perfekte. Por 'Ho'ohakii', pra “unikja”, i përshtatet shumë mirë atij dhe idesë së tij për biznes.


Pyetje: Çfarë rëndësie ka deti për ju?

Autor: Matt Zuvela / Aida Cama

Redaktion: Birgit Gërtz/Angjelina Verbica

WWW Linke