1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090811 Obama Finanzmärkte

9 Gusht 2011

Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar prej bashkëkombasve që të ruajnë qetësinë. Problemet e SHBA-së janë të "zgjidhshme", deklaroi Obama në Uashington. Ai foli edhe për masat që duhet marrë.

https://p.dw.com/p/12DKr
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack ObamaFotografi: AP

Shfaqja e presidentit Obama zgjati rreth tetë minuta dhe ishte dalja e parë që prej uljes së aftësisë kreditore të SHBA-së prej agjencisë për vlerësimin e rreziqeve Standard&Poor's, ditën e premte. Obama u përpoq të zvogëlojë domethënien e këtij hapi të paparë deri tani të një agjencie. „Ne nuk kemi nevojë që agjencitë e vlerësimit të na thotë se në afate të gjata duhet të ulim borxhet. Ne nuk kemi nevojë që agjencitë të na thonë se bllokimi disamujor në SHBA nuk ishte konstruktiv - ta them me fjalë të buta".

Megjithë pati turbulencat e fundit në tregjet financiare, e ndoshta pikërisht për këtë shkak, presidenti amerikan Barack Obama me vetëbesim të plotë theksoi: „Kemi një lajm të mirë: problemet tona janë të zgjidhshme. Ne e dimë se çfarë duhet bërë, për zgjidhjen e tyre."

Obama duke mbajtur fjalim mbi tregjet financiare
Obama duke mbajtur fjalim mbi tregjet financiareFotografi: dapd

Në buxhet nuk ka mundësi për kursime të mëdha, prandaj është e domosdoshme reforma e tatimeve si dhe shkurtime të vogla në reformën shëndetësore. Të dy këta hapa janë në kundërshtim me qëndrimet e njërës prej dy partive të mëdha politike. Republikanët refuzojnë rritjet e tatimeve, ndërsa demokratët janë kundër shkurtimit të shpenzimeve në sistemin e shëndetësisë. Por pikërisht këto shkaqe ka theksuar edhe agjencia e vlerësimit të rreziqeve Standard&Poor's, në shpjegimin e vendimit të saj për uljen e bonitetit të shtetit amerikan.

Barack Obama nuk e merr tepër seriozisht vendimin e kësaj agjencie. Megjithatë ai thotë: „Unë shpresoj se lajmi i ditës së premte na bën edhe një herë të qartë se me çfarë urgjence duhet të veprojmë.“

Wall Street
Wall StreetFotografi: AP

Partitë politike amerikane duhet të bien dakord për hapat e tjerë maksimumi deri në shtator, kur të përfundojnë pushimet verore, por situata aktualisht nuk duket edhe tepër e mirë. Prej të premtes së kaluar (5.8.), republikanët dhe demokratët po fajësojnë palën tjetër për humbjen e notës më të mirë kreditore për vendin. Presidenti Obama bëri të ditur se javën e ardhshme do të bëjë disa propozime të reja për uljen e borxheve të shtetit. Ai me plot vetëbesim para kamerave deklaroi: „Tregjet mund të ngrihen dhe të bien. Por këtu kemi të bëjmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa marrë parasyshë se çfarë mendojnë agjencitë e rejtingut: ne kemi qendë dhe gjithmonë do të jemi trefish A.“

Një vend pra me notën më të mirë. Por gjatë fjalimit të Obamës bursa amerikane shënoi rënie të jashtëzakonshme. Wallstreet-i përfundoi ditën me humbje prej 5,5 % dhe ra në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar.

Autor: Anna Engelke/ Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama