Probleme në punë? Çfarë duhet bërë?
2 Tetor 2012Ndërmjetësi për punë i premtoi Karolinës se ajo do të strehohej në një familje të mirë në Hanover. Fakti se ajo flet vetëm polonisht nuk është problem pasi gruaja e moshuar për të cilën ajo do të kujdeset vuan nga sëmundja e sklerozës. Puna do të mbarojë në orën 18 dhe në fundjavë ajo do të ketë pushim. Por pas tre muajsh Karolina është shumë e lodhur dhe nuk ka më fuqi. Në vend të 40 orëve punë të premtuara fillimisht asaj i duhet të kujdeset 24 orë për gruan e moshuar. Megjithatë ajo paguhet si një punëmarrëse e zakonshme. Një situatë që duket e pashpresë, sepse Karolina do të preferento ta linte këtë punë sa më shpejt të ishte e mundur. Por ajo kishte ardhur në Gjermani, pasi nuk kishte para.
Të kërkohet këshillim sa më shpejt të jetë e mundur
Karolina nuk është fare e pashpresë. Ajo mund ta hedhë për shembull çështjen në gjyq edhe pse ka punuar për familjen pa të ashtuquajturën „letër e dërgimit“ që lëshohet nga ndërmjetësues zyrtarë që punojnë për ndërmarrje të vendosura në vendin e origjinës. Por nuk duhet që çështja të shkojë kaq larg, thotë Silvya Timm. Polakja punon në Berlin në një zyrë këshillimi, që financohet nga sindikata nëpërmjet projektit „Faire Mobilität“. Detyra e saj është që të sqarojë dhe t´u ofrojë ndihmë konkrete punëmarrësve nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore të BE-së.
Në rastin e Karolinës, Sylvia Timm do të përpiqej të vendoste kontakt me familjen gjermane, për të biseduar rreth situatës së krijuar. Sigurisht që do të kishte qenë më mirë nëse Karolina do ta kishte telefonuar atë që në fillim. Kështu do të kishte qenë e mundur të sqarohej së çfarë lejon ligji gjerman i punës dhe çfarë jo. „Por në shumicën e rasteve gratë vijnë pasi problemet janë acaruar. Në këto kushte shpesh është i pamundur një ndërmjetësim i suksesshëm“, thotë Timm. Rezultati është që të punësuarit largohen nga familja, por të paktën marrin rrogën që u takon.
“Sapo të lindin problemet duhet kërkuar menjëherë ndihmë“, thekson edhe Mihai Balan në Frankfurt dhe Jochen Empten në Hamburg. Ata janë këshilltarë në zyrat e „Faire Mobilität“ në këto qytete. Ndërsa zyra në Berlin interesohet kryesisht për të punësuarit në azile, spitale ose si kujdestarë nëpër shtëpi, zyra në Frankfurt është specializuar në sektorin e ndërtimit dhe pastrimit të ndërtesave, kurse ajo e Hamburgut në gastronomi dhe thertore.
Rroga dumping dhe aktivitete private të rreme
Këshilltarët e sindikatës janë të njohur me pikat e dobëta të legjislacionit. Sipas Jochen Empten, një praktikë e preferuar është që thertoret gjermane u japin një porosi ndërmarrjeve në Bullgari, Poloni, Rumani ose Hungari. Ato dërgojnë pastaj personelin e tyre për të bërë punën. Për këto degë të ekonomisë nuk ka rroga minimale në Gjermani dhe kështu bihet dakord për pagesa që i përgjigjen nivelit të rrogave në vendet e origjinës së ndërmarrjeve që kanë marrë porosinë. “Ky përpiqet që edhe këtë pagesë ta pakësojë akoma më tepër duke mos iu paguar punonjësve të tij orët shtesë të punës“, sqaron Empten. Në këtë pikë hyn në veprim legjislacioni gjerman i punës sipas të cilit kjo praktikë është e ndaluar. Në marrëveshje me punëtorët këshilltari i „Faire Mobilität“ mund të kontaktojë thertoren ose të verë në veprim zyrtarët ose t´u sigurojë punëmarrësve një avokat që të marrin pagën për orët shtesë të punës.
Probleme të ngjashme nga dega e ndërtimit njeh dhe rumuni Mihai Balan. Meqenëse në këtë degë rroga minimale është e rregulluar me ligj, ndërmarrjet e huaja i punësojnë punonjësit e tyre si privatë të rremë. „Më të shumtën e rasteve atyre u ofrohet një kontratë në gjuhën gjermane, të cilën ata nuk e kuptojnë, por që e nënshkruajnë pasi kanë nevojë për para“, sqaron Balan. Në këtë rast bëhet fjalë për regjistrim të një sipërmarrjeje, në të cilën shënohet një rrogë prej 2800 euro në muaj. Në këtë rast zyra e financave kërkon nga punëtorët e ndërtimit taksën mbi xhiron si edhe taksën e sipërmarrjes. Në të vërtetë ata marrin jo më shumë se 1000 euro rrogë në muaj të paguara në dorë.
„Unë nuk kam takuar ndonjëherë një punëtor ndërtimi rumun që të marrë rrogën minimale“, thotë Balan.
Të njohësh dhe të kërkosh të drejtat e tua
Balan thotë se nëse një nga punëtorët e mashtruar vjen për t´u ankuar, ai ka shumë mundësi ta ndihmojë atë. Ai mund të kontaktojë këshillin e ndërmarrjes që ka dhënë porosinë me qëllim që kjo t´i bëjë presion ndërmarrjes që ka marrë porosinë. Ai mund të telefonojë sindikatën përgjegjëse ose zyrën e punës, ose të rekomandojë një avokat që të mundësojë marrjen e një pjese të pagës për punën e kryer. Në qoftë se punëtori do të ishte anëtar i sindikatës përkatëse direkt pas ardhjes së tij në Gjermani, atëhere ai do të gëzonte mbrojtje ligjore dhe kështu nuk do të kishte nevojë të gjente avokat. Sindikata do të merrte çdo gjë përsipër. Prandaj Mihai Balan këshillon çdo punëmarrës, që në fillim të punës së tij në Gjermani të informohet. Për shembull të gjithë ata që kanë marrë leje qëndrimi në Gjermani gjatë shtatë viteve të fundit, kanë të drejtë të ndjekin një kurs integrimi. Në këto kurse ata mësojnë jo vetëm gjuhen por edhe marrin njohuri rreth kushteve të jetesës në këtë vend.
Edhe psë zyrat e këshillimit të „Fair Mobilität“ në Berlin, Frankfurt dhe Hamburg janë përkatësisht të specializuara në fusha të ndryshme, punëtorët nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore mund t´u drejtohen këtyre zyrave dhe në të shumtën e rasteve mund të flasin në gjuhën e tyre amëtare.
Zyrat e këshillimit „Faire Mobilität“
-Berlin: Dr. Sylwia Timm,
DGB-Haus
Keitchstraße 2
10878 Berlin
Tel.: 030-21016437
E-Mail: sylwia.timm@bfë.eu.com
Gjuhët e këshillimit: gjermanisht, polonisht, rusisht dhe anglisht.
Rumanisht dhe bullgarisht nëse bihet dakord paraprakisht
Temat: Shëndetësi dhe përkujdesje
Frankfurt: Gosia Zambron und Mihai Balan
DGB-Haus - Regionalbüro IG BAU
Haus 2, Etage 2, Zimmer 2.204
Wilhelm-Leuschner-Straße 69-77
60329 Frankfurt/Main
Tel.: 069-95119930
E-Mail: mihai.balan@igbau.de; malgorzata.zambron@igbau.de
Gjuhët e këshillimit: gjermanisht, polonisht, rumanisht dhe bullgarisht (nëse bihet dakord paraprakisht)
Temat: Ndërtim dhe pastrim godinash
Hamburg: Jochen Empen
Arbeit und Leben Hamburg
Besenbinderhof 60
20097 Hamburg
Telefon: 040 - 28401677
E-Mail: jochen.empen@hamburg.arbeitundleben.de
Gjuhët e këshillimit: gjermanisht, polonisht, anglisht, bullgarisht dhe rumanisht (nëse bihet dakord paraprakisht)
Temat: Industri ushqimore dhe përpunim mishi