1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pro dhe kundra misrit

16 Prill 2009

Ministrja gjermane e bujqesisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810 me argumentimin se ai helmon tokën.

https://p.dw.com/p/HYNu
Fusha të mbjella me misër të manipuluar në Altmark përdoren për qëllime shkencore.
Fusha të mbjella me misër të manipuluar në Altmark përdoren për qëllime shkencore.Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministrja gjermane e bujqësisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810 të koncernit amerikan Monsanto me argumentimin se përveç parazitit ai është i rrezikshëm edhe për insektet e tjera dhe helmon tokën. Ky vendim gjen në Gjermani truall pjellor, përkrahje nga konsumatorët dhe shoqata e fshatarëve gjermanë.

BE kishte dhënë para disa vjetësh lejen për mbjelljen e këtij misri në vendet anëtare, por duke lënë të hapur një aneks, të cilin disa shtete e kanë përdorur për ta ndaluar atë.

Ministrja gjermane e bujqësisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810
Ministrja gjermane e bujqësisë, Ilse Aigner, (Unioni Kristian Social) shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810 shpalli ndalimin e menjëhershëm të mbjelljes së misrit të manipuluar gjenetikisht Mon 810Fotografi: AP

Tani komisionit të BE i duhet ndoshta ta rimendojë çështjen. Përveç vendeve të vogla, Austrisë, Hungarisë, Luksemburgut, Greqisë, ky lloj misri ndalohet edhe nga dy shtete të mëdha, fillimisht nga Franca dhe tani edhe nga Gjermania. Sipas gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung Komisioni i BE-së sinjalizoi se do ta pranojë ndalimin e mbjelljes në Gjermani dhe nuk do të ndërmarrë hapa kundër ndalimit në vendet e tjera. "Nuk ka kuptim, nqs shtetet anëtare të BE-së kundërshtojnë gjithnjë komisionin në këtë çështje", citoi gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" një burim anonim nga qarqet e komisarit të mjedisit Stavros Dimas. Por është detyrë e komisionit ta marrë në shqyrtim ndalimin. Me shumë gjasa Komisioni do ta konsiderojë vendimin të pabazë, por çështja nuk do të dërgohet në gjykatën e apelit. E njëjta gjë vlen për ndalimin e misrit të manipuluar në Francë dhe Greqi.

BE pret një herë se si do të përfundojë konfrontimi juridik me koncernin agrar në Francë, i cili mendon të ndërmarrë hapa juridikë edhe kundër ndalimit në Gjermani. Qëndra e koncernit në Düsseldorf bëri të ditur se Monsanto do të përpiqet që mbjellja e Mon 810 t´u mundësohet fshatarëve edhe në këtë sezon mbjelljesh.

Korrje e misrit të manipuluar gjenetikisht në Meklenmburg- Vorpomern
Presidenti i shoqatës së fshatarëve gjermanë, Gerd Sonnleitner tha në radion Deutschlandfunk, se vendimi për ndalimin është i drejtë, përderisa nuk janë sqaruar siç duhet rreziqet, që vijnë nga mbjellja e bimëve të ndryshuara gjenetikisht.Fotografi: picture-alliance/ZB

Presidenti i shoqatës së fshatarëve gjermanë, Gerd Sonnleitner tha në radion Deutschlandfunk, se vendimi për ndalimin është i drejtë, përderisa nuk janë sqaruar siç duhet rreziqet, që vijnë nga mbjellja e bimëve të ndryshuara gjenetikisht. Ai kërkoi që prodhuesi Monsanto, t´ua zëvendësojë bujqve farën e tipit MON810, që kanë blerë, me një farë misri të zakonshëm.

Gazeta Tageszeitung shkruan se arsyet e ndalimit ishin edhe elektorale.

"Rezultatet shkencore, që dëshmojnë dëmet e misrit të manipuluar, ekzistonin prej kohësh. E re është vetëm frika e Unionit Kristiansocial nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian në fillim të qershorit. Ministrja Aigner kishte frikë se me një qëndrim pro teknikës gjenetike, siç tregojnë anketimet, do të humbiste vota."

Autor: Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama