1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Priten rezultatet e zgjedhjeve

Pritet që KQZ të shpallë rezultatin përfundimtar të votimeve të zgjedhjeve lokale të 8 majit, për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Sipas rezultateve paraprake, të paçertifikuara, Edi Rama ka marrë dhjetë vota më shumë.

Zgjedhje lokale në Tiranë

Zgjedhje lokale në Tiranë

Zëdhënësi i KQZ, Art Lushi, deklaroi mbrëmë për mediat se ky komisioin ka nisur verifikimin e të gjitha procesverbaleve të rezultateve për 485 qëndrat e votimit në Tiranë. Në bazë të Kodit Elektoral të Shqipërisë vetëm pas verifikimit të tyre, KQZ shpall rezultatin zyrtar përfundimtar.

Sipas rezultateve paraprak, të shpallura mbrëmë, Edi Rama ka mundur rivalin e tij, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, vetëm me 10 vota më shumë nga 250. 623 vota të vlefshme që hodhën në kutitë e votimit votuesit e kryeqytetit. “Për mua ishin 10 vota më shumë, por për të gjithë ata që luftuan për mua, ato ishin nota 10” u tha Rama, dje në mbrëmje mbështetësve të tij, në selinë e PS.

Poster i Edi Ramës në zgjedhje

Edi Rama

Lulzim Basha, nuk pranoi humbjen dhe tha mbrëmë se duhej pritur rezultati zyrtar përfundimtar nga KQZ. “KQZ po përllogarit rezultatin final dhe ne ende nuk e dimë kush është fituesi. Nëse në fund të këtij procesi Z. Rama është fituesi unë do ta uroj atë,” theksoi ai në fjalën që mbajti mbrëmë përballë mbështetësve të tij, në selinë e PD.

Kryeministri Berisha u bëri thirrje dy palëve, që pretendojnë fitoren, të jenë të qeta dhe të presin rezultatin zyrtar të KQZ. Qindra mbështetës të PD u mblodhën para selisë së saj dhe parakaluan në qëndër të Titranës me automjete ku kishin vendosur flamurin e PD, kurse mbështetësit e PS u grumbulluan për të festuar në selinë e kësaj partie.

Albanien Lulzim Basha

Poster i Lulzim Bashës në zgjedhje

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, që monitoroi vetë nga afër procesin e numërimit të votave u bëri thirrje partive politike të presin rezultatin zyrtar përfundimtar të KQZ. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit mbrëmë të procesit të numërimit dhe shpalljes së rezultatit paraprak për bashkinë e Tiranës, ai e cilësoi atë si “një fitore të demokracisë dhe të popullit shqiptar. Kur të dyja palët pretendojnë fitoren është veçanërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet otë çertifikohen në përputhje me Kodin Elektotral,“ theksoi ai.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokaletë 8 majit, tregojnë se opozita ka fituar 37 bashki nga 65 që ka gjithë Shqipëria, kryesisht në qytete. Kurse demokratët kanë fituar në zonat rurale. Sipas shifrave zyrtare të KQZ, pjesëmarrja në votim në zgjedhjet lokale të 8 majit ishte 50, 9% të 3,2 milion zgjedhësve.


Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama