1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidentit gjerman Gauck viziton SHBA

Michael Knigge7 Tetor 2015

Koha e vizitës së Presidentit gjerman në SHBA është zgjedhur mirë, por ekspertët , thonë se marrëdhëniet e mira midis SHBA dhe Gjermanisë kanë nevojë për një rifreskim.

https://p.dw.com/p/1GjaO
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Zyra e planifikimit e Presidentit gjerman Joachim Gauck nuk mund të kishte zgjedhur një vend më të mirë për stacionin e parë të vizitës së parë zyrtare të kreut të shteti gjerman në Shtetet e Bashkuara që prej ribashkimit të Gjermanisë para 25 vjetësh: në Filadelfia u nënshkrua dikur Deklarata e Pavarësisë. Për amerikanët, ajo është simbol i një lirie të fituar me vështirësi pas luftës kundër Britanisë së Madhe. Ajo është gjithashtu vendi ku më 6 tetor 1683, një grup menonitësh të ardhurish nga Krefeldi në Gjermani themeluan qytetin Germantown.

Por ka dhe një lidhje tjetër me Gjermaninë. Kjo ka të bëjë me Këmbanën e Lirisë të Filadelfias. Këmbana e madhe historike ishte fillimisht simbol i lirisë dhe i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Gjatë Luftës së Ftohtë ajo u bë një shenjë edhe më e madhe e luftës për çlirimin nga sundimi komunist në Evropën Lindore. Në vitin 1950 Berlini mori si dhuratë prej amerikanëve po ashtu një Këmbanë Lirie, e cila gjendet ende dhe sot në bashkinë e dikurshme të ish-Berlinit perëndimor.

Plot simbolikë

"Ky është një mesazh i fuqishëm," tha për DW-në Scott Lucas, profesor i Studimeve Amerikane në Universitetin e Birminghamit.

"Fjala është për të theksuar marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara për çështjet e lirisë dhe të pavarësisë", tha Josef Janning, drejtor i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. Për presidentin Gauck, ish-pastor dhe aktivist i të drejtave të njeriut në ish-Gjermaninë Lindore, liria dhe pavarësia kanë një kuptim krejt personal, thotë Janning. "Kjo është arsyeja pse ai shkon në Filadelfia."

USA Besuch Bundespräsident Joachim Gauck
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Fokusi i vizitës së Gauckut janë - përveç përkujtimit të ribashkimit të Gjermanisë dhe rolit të domosdoshëm të Shteteve të Bashkuara për këtë - edhe takimet me presidentin amerikan Barak Obama, zëvendëspresidentin Joe Biden, sekretarin e shtetit John Kerry dhe anëtarë të Kongresit - për një kryetar shtetit me rol më tepër përfaqësuese kjo nuk është e zakonshme.

Role të reja

"Në shumë drejtime gjermanët janë forca reale udhëheqëse në Evropë, edhe pse britanikët pretedojnë ta marrin këtë rol për vete", thotë Lucas. Prandaj ka kuptim për qeverinë amerikane për të përdorur mënyrat simbolike dhe joformale për të forcuar marrëdhëniet shpjegon Jannig.

Ndërsa amerikanët dhe gjermanët theksojnë rregullisht rëndësinë e marrëdhënieve të ndërsjella, realiteti thuajse nuk i përgjigjet retorikës së tejfryrë.

"Pyetja për mua është se çfarë e përbën rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Gjermani përveç gjithë kësaj simbolike" vëren Lucas. Pavarësisht nga roli kryesor i Berlinit në Ukrainë dhe krizën greke Gjermania është ende në kërkim të rolit të saj në shekullin e 21-të dhe nuk ka qenë ende në gjendje për të shprehur një vizion të qartë të asaj që mund ose duhet të bëjë fuqia evropiane, vazhdon Lucas.

Josef Janning shpjegon se gjermanisht dhe evropianët janë po aq të pasigurt në lidhje me shkallën e zgjuarsisë dhe të perspektivave të politikës së jashtme amerikane në të ardhmen. Kjo ka të bëjë jo vetëm politikën nën George W. Bush, por edhe me Barak Obamën, sidomos në Lindjen e Mesme. Skandali i spinazhit të NSA-së nuk ka ndihmuar për rikrijimin e besimit të humbur.

Midis retorikës dhe realitetit

"Marrëdhëniet janë më tepër nën mesataren, duke marrë parasysh rëndësinë që çdo vend i jep vendit tjetër", thotë Janning. Për shkak të rolit të tij kryesisht simbolik që luan në politikën gjermane, Presidenti gjerman Gauck vështirë se mund t'i përmirësojë marrëdhëniet si duket të dobëta gjermano-amerikane. Por në qoftë se e kaluara është një tregues, ai nuk do të druhet të që të shprehet për mangësitë dhe për të bërë propozimet e veta, se ç'duhet të bëhet tani.