Presidenti gjerman, Horst Köhler jep papritur dorëheqjen
31 Maj 2010Reklamë
Akuza se ai kishte përkrahur angazhime antikushtetuese të ushtrisë gjermane për të siguruar interesat ekonomike është tërësisht e papërligjur, tha Köhler sot në Berlin.
Sipas presidentit, këtu mungon respekti i domosdoshëm kundrejt postit më të lartë shtetëror. Gjatë leximit të deklaratës së shkurtër presidenti i kishte sytë me lotë dhe atij i iku pjesërisht zëri.
Köhler u rizgjodh para një viti edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. "Ishte nder për mua t'i shërbeja Gjermanisë si president" tha Köhler i prekur.
Autor: dpa/Elert Ajazaj
Redaktoi: Lindita Arapi