250311 Jemen Syrien
26 Mars 2011Në Siri, ditën e premte nuk u arrit mobilizimi i masave në masën që shpresonte opozita. Sepse forcat e sigurisë kanë vrarë sërish demonstrues. Qeveria ka premtuar njëkohësisht reforma. Në Jemen, pushtetmbajtësi Saleh i quajti demostruesit "drogazhinj" dhe "të korruptuar". ◄
Qindra mijëra vetë u mblodhën ditën e premte pasdite (25.3) në Sanaa në sheshin para universitetit. Mes tyre bënin pjesë gra, studentë, zanatçinj, tregtarë dhe intelektualë. Predikuesi i lutjeve të së premtes, e cila u mbajt fillimisht në rrugë, inkurajoi demostruesit që të injorojnë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi.
Populli i Jemenit, tha ai, ka lënë armët dhe i është kthyer rrugës paqësore. Kundërshtarët e qeverisë kërkuan në megafonë rrëzimin e qeverisë edhe dorëheqjen e menjëhershme të presidentit, Ali Abdullah Saleh.
Ky vetë, ishte duke i folur në të njëjtën kohë në një shesh në pallatin presidencial mijëra ithtarëve të mbledhur. „Ne nuk jemi duke e mbajtur pushtetin me çdo kusht, ne nuk kemi nevojë për të, por ne duhet ta japim pushtetin në duart të sigurta. Jo në duart e të sëmurëve, të njerëzve inatçorë dhe të korruptuar ose të komplotistëve. Ne jemi të gatshëm të dorëzojmë pushtetin, por vetëm në duart e sigurta të njerëzve që zgjedh populli. Qytetarët e vendit duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Jo të dalin në protesta dhe të shkaktojnë kaos, jo me vrasjen e të pafajshmëve," tha Saleh.
Të enjten në mbrëmje (24.3) presidenti pati njoftuar se do të mbrojë stabilitetin e Jemenit me "çdo mjet". Lëvizja e protestës, që është më e reja në vend, kishte bërë thirrje ditën për mbajtjen ditën e premte të "ditës së lamtumirës" së presidentit. Disa grupe opozitare e quajnë manifestimin "marrshimin e dy milionëvee".
Por presideneti i shau kundërshtarët e regjimit para pallatit presidencial si "pakicë e vogël tregtarësh droge".
Në kryeqytetin Sanna tensioni u rrit. Forcat e sigurisë bllokuan hyrjet në qytet. Një javë më parë snajperistët vranë 50 demostrues. Ditën e premte ushtarët kontrolluan hyrjet në vendin e protestës. Ata thanë se donin të pengonin provokuesit që mund të hynin me armë.
Kjo pati ndodhur ditët e mëparshme. Lëvizja protestuese kërkontë ushtrojë aktivitetet të padhunshme. Abdel Malik Mansour, përfaqësues i Ligës Arabe është solidarizuar me kundërshtarët e regjimit: „Të rinjtë nga fise të ndryshme protestojnë në mënyrë civile, këta janë njerëz që zakonisht nuk heqin dorë nga armët. Por tani ata i kanë lënë armët në shtëpi. Ata janë vendosur përballë forcave të sigurisë, që përdorin ujëhedhësit dhe gazin lotsjellës. Ata janë të armatosur."
Kurse në Siri gjendja është ndryshe. Përpjekjet e opozitës siriane që të organizojë ditën e premte (25.3) protesta në gjithë vendit duket se kanë dështuar. Në internet dhe me handy, aktivistët kishin bërë thirrje për pjesëmarrje në të ashtuquajturën "ditë e dinjitetit". Por protestat mbetën të kufizuara në vende të caktuara. Në kryeqytetin Damask me rreth dy milionë banorë u mblodhën rreth 200 vetë. Edhe në qytetin e vogël Daraa në jug dhe në disa fshatra përreth njerëzit dolën nëpër rrugë. Daraa ka qenë ditët e kaluara shesh i përleshjeve të përgjakshme me forcat e sigurisë. Njoftimet thonë se ditën e premte (25.3) 20 demonstrues u vranë nga forcat e sigurisë.
Qeveria e presidentit Baschir al Assad ka njoftuar ditën e enjte zhvillimin e reformave. Ligji i gjendjes së jashtëzakonshme që është në fuqi që nga viti 1963 do të rishikohet, pas ndalimit të demostrimeve. Pikat e tjera janë liria e shtypit dhe pluraliteti partiak, lufta kundër korrupsionit, rroga më të larta për shërbimin publik dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë.
Autor: Jürgen Stryjak/ Aida Cama
Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi