1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250311 Jemen Syrien

26 Mars 2011

Në Jemen dhe në Siri vazhdojnë protestat kundër regjimeve sundimtare, megjithëse në masë të ndryshme.

https://p.dw.com/p/10hoe
Demostrata kundër regjimit në SanaaFotografi: dapd

Në Siri, ditën e premte nuk u arrit mobilizimi i masave në masën që shpresonte opozita. Sepse forcat e sigurisë kanë vrarë sërish demonstrues. Qeveria ka premtuar njëkohësisht reforma. Në Jemen, pushtetmbajtësi Saleh i quajti demostruesit "drogazhinj" dhe "të korruptuar". ◄

Qindra mijëra vetë u mblodhën ditën e premte pasdite (25.3) në Sanaa në sheshin para universitetit. Mes tyre bënin pjesë gra, studentë, zanatçinj, tregtarë dhe intelektualë. Predikuesi i lutjeve të së premtes, e cila u mbajt fillimisht në rrugë, inkurajoi demostruesit që të injorojnë gjendjen e jashtëzakonshme në fuqi.

Flash-Galerie Der Präsident von Jemen Ali Abdullah Saleh
Presidentit Ali Abdullah Saleh shan opozitënFotografi: picture alliance/dpa

Populli i Jemenit, tha ai, ka lënë armët dhe i është kthyer rrugës paqësore. Kundërshtarët e qeverisë kërkuan në megafonë rrëzimin e qeverisë edhe dorëheqjen e menjëhershme të presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Ky vetë, ishte duke i folur në të njëjtën kohë në një shesh në pallatin presidencial mijëra ithtarëve të mbledhur. „Ne nuk jemi duke e mbajtur pushtetin me çdo kusht, ne nuk kemi nevojë për të, por ne duhet ta japim pushtetin në duart të sigurta. Jo në duart e të sëmurëve, të njerëzve inatçorë dhe të korruptuar ose të komplotistëve. Ne jemi të gatshëm të dorëzojmë pushtetin, por vetëm në duart e sigurta të njerëzve që zgjedh populli. Qytetarët e vendit duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Jo të dalin në protesta dhe të shkaktojnë kaos, jo me vrasjen e të pafajshmëve," tha Saleh.

Të enjten në mbrëmje (24.3) presidenti pati njoftuar se do të mbrojë stabilitetin e Jemenit me "çdo mjet". Lëvizja e protestës, që është më e reja në vend, kishte bërë thirrje ditën për mbajtjen ditën e premte të "ditës së lamtumirës" së presidentit. Disa grupe opozitare e quajnë manifestimin "marrshimin e dy milionëvee".

Por presideneti i shau kundërshtarët e regjimit para pallatit presidencial si "pakicë e vogël tregtarësh droge".

Në kryeqytetin Sanna tensioni u rrit. Forcat e sigurisë bllokuan hyrjet në qytet. Një javë më parë snajperistët vranë 50 demostrues. Ditën e premte ushtarët kontrolluan hyrjet në vendin e protestës. Ata thanë se donin të pengonin provokuesit që mund të hynin me armë.

Kjo pati ndodhur ditët e mëparshme. Lëvizja protestuese kërkontë ushtrojë aktivitetet të padhunshme. Abdel Malik Mansour, përfaqësues i Ligës Arabe është solidarizuar me kundërshtarët e regjimit: „Të rinjtë nga fise të ndryshme protestojnë në mënyrë civile, këta janë njerëz që zakonisht nuk heqin dorë nga armët. Por tani ata i kanë lënë armët në shtëpi. Ata janë vendosur përballë forcave të sigurisë, që përdorin ujëhedhësit dhe gazin lotsjellës. Ata janë të armatosur."

Regierungsanhänger Kundgebung in Damaskus Flash-Galerie
Ithtarë të regjimit në DamaskFotografi: picture alliance/dpa

Kurse në Siri gjendja është ndryshe. Përpjekjet e opozitës siriane që të organizojë ditën e premte (25.3) protesta në gjithë vendit duket se kanë dështuar. Në internet dhe me handy, aktivistët kishin bërë thirrje për pjesëmarrje në të ashtuquajturën "ditë e dinjitetit". Por protestat mbetën të kufizuara në vende të caktuara. Në kryeqytetin Damask me rreth dy milionë banorë u mblodhën rreth 200 vetë. Edhe në qytetin e vogël Daraa në jug dhe në disa fshatra përreth njerëzit dolën nëpër rrugë. Daraa ka qenë ditët e kaluara shesh i përleshjeve të përgjakshme me forcat e sigurisë. Njoftimet thonë se ditën e premte (25.3) 20 demonstrues u vranë nga forcat e sigurisë.

Qeveria e presidentit Baschir al Assad ka njoftuar ditën e enjte zhvillimin e reformave. Ligji i gjendjes së jashtëzakonshme që është në fuqi që nga viti 1963 do të rishikohet, pas ndalimit të demostrimeve. Pikat e tjera janë liria e shtypit dhe pluraliteti partiak, lufta kundër korrupsionit, rroga më të larta për shërbimin publik dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë.

Autor: Jürgen Stryjak/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi