1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Portugezi António Guterres nominohet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nominoi ish-shefin e UNHCR-së, Antonio Guterres, si kandidat për kryesinë e OKB. Por fjalën e fundit për postet drejtuese e kanë të tjerët.

Ish-shefi i UNHCR-së dhe ish-kryeministri i Portugalisë António Guterres me shumë gjasë do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i OKB-së. Në një votim në Këshillin e Sigurimit Guterre mori shumicën e votive e po ashtu edhe nga pesë fuqitë me te drejtë vetoje, siç konfirmoi në Nju Jork ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin. Ky vendim konsiderohet mëse I sigurtë. Megjithatë rekomandimi i Këshillit të Sigurimit duhet të votohet formalisht njëzëri edhe nga Asambleja e Përegjithshme e OKB-së. Edhe në votimin e pestë provë në Këshillin e Sigurimit Guterres mori të hënën (04.10) sërish dymbëdhjetë vota pozitive, tha një diplomat për Agjencinë Gjermane të Shtypit dpa. Dy anëtare të Këshillit 15 anëtarësh votuan kundër 67-vjeçarit, një vend abstenoi.

Nga viti 1992 deri në vitin 2002 ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Portugalisë, në periudhën 1995-2002 Kryeministër i Portugalisë nga viti 1999 deri në vitin 2005, President i Internacionales Socialiste.

Nxitës i reformës strukturore të UNHCR-së

Nga viti 2005 deri në vitin 2015 Guterres ishte Komisioneri i Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Në këtë post ai u angazhua për një reformë të thellë strukturore të UNHCR-së dhe pakësimin me më shumë se 20 për qind të personelit në selinë UNHCR-së në Gjenevë. Vëllimi veprimtarisë së UNHCR-së u trefishuar gjatë kohës së tij në detyrë, pas një buxhetimi sipas nevojave dhe shtimit të numrit të personave që largoheshin nga zonat e konfliktit dhe të përndjekjes, nga 38 milionë në vitin 2005 në mbi 60 milionë në vitin 2015.

Gjatë kohës së Guterresit në postin e Komisionerit të Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pati disa prej krizave më të mëdha të refugjatëve, sidomos konfliktet në Siri dhe Irak, por edhe në Republikën e Afrikës Qendrore apo në Jemen dhe në Sudan.

Kandidatët e tjerë

Në vend të dytë në votimin e pestë provë renditet ish-ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç, i cili mori tetë vota pozitive, gjashtë vota negative dhe një abstenim. Në vend të tretë doli ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak me tetë vota pozitive dhe shtatë vota negative.

Shancet që për herë të parë në historinë e OKB-së në postin më të lartë të zgjidhet një grua duken aktualisht shumë të pakta.

Në votimin datës 5 tetor, fletat e votimit të fshehtë do të jenë për herë të parë me ngjyra të ndryshme për të parë nëse ndër votat kundër një kandidati mund të jetë një nga pesë vendet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit dhe që për këtë arsye mund ta bllokojë atë.