Poroshenko i shqetësuar për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës
22 Shtator 2014Trupat qeveritare ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha në materiale gjatë operacioneve të tyre kundër separatistëve në lindje të vendit. "Është shkatërruar nga 60 deri 65 përqind e teknikës ushtarake", përshkruan Petro Poroshenko në televizionin ukrainas humbjet në tanke dhe pajisje të rënda. Pas marrëveshjes për tërheqjen e pjesshm të trupave luftarake të të dy palëve në konflikt dhe të krijimit të zonave tampon Ukraina ka tani mundësinë , që t'i rifreskojë njësitë e saj.
Armë për perëndimin
Poroshenko theksoi në intervistë se vendi i tij ka nevojë për paqe. Ai vetë do të bëjë gjithçka për të zbatuar planin e paqes, për të cilin është rënë dakord. Por vendi duhet të jetë i gatshëm për rastin, nëse plani i paqes nuk funksionon." Për këtë arsye duhet të forcohet ushtria, tha presidenti. Ai përmendi premtimet për furnizime me pajisje ushtarake, që kishte marrë në vizitat e tij në SHBA dhe Kanada.
Poroshenko theksoi në të njëjtën kohë, se konflikti me rebelët prorusë në lindje të vendit nuk mund të zgjidhet ushtarakisht. Sa më shumë forca ushtaraka ukrainase të stacionohen, "aq më shumë trupa ruse do të ketë atje", tha ai.
Plan prej nëntë pikash me zona tampon
Qeveria ukrainase dhe rebelët ranë dakord me 5 shtator për një armëpushim. Me ndërmjetësimin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSZE) marrëveshja u plotësua në fundjavë një plan nëntë pikësh. Kjo parashikon ndër të tjera krijimin e një zone tampon të çmilitarizuar, në të cilin lejohen armët apo njësitë luftarake.
Sipas burimeve ukrainase në fundjavë janë qëlluar disa pozicione të "operacionit anti-terror". Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Sigurisë foli për dy ushtarë të vrarë. Armëpushimi që është zyrtarisht në fuqi prej dy javësh sipas njoftimeve të mediave respektohet në "republikat popullore" jo të njohura Donezk dhe Luhansk. Megjithatë ka vazhdimisht incidente, për të cilat palët në konflikt akuzojnë njëra-tjetrën
Marshimi i paqes
Në Moskë të dielën dhjetëramijëra vetë protestuan me një marshim të madh paqësor kundër politikës së shefit të Kremlinit Vladimir Putin në Ukrainë. Demonstruesit mbanin në dorë fotografi të ushtarëve rusë të rënë në Ukrainën lindore. Prania e policisë ishte shumë e madhe.