1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070311 USA Libyen

8 Mars 2011

Në SHBA ka shpërthyer një polemikë për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Libi. Në qeveri janë shtuar zërat kundër një zone të tillë. Senatori me influencë Kerry por përgatitjes së një ndalim-fluturimi.

https://p.dw.com/p/10V80
Kryengritës kundër GadafitFotografi: picture alliance/dpa

Për John Kerryn, senatorin demokrat me influencë dhe kryetarin e komisionit të Senatit për marrëdhëniet me jashtë, është e qartë se si duhet të reagojë qeveria Obama përballë kundërofensivës së Gaddafit.

A do të vendoset ndalim-fluturimi mbi Libi

Libyen Unruhen Gaddafi Tripolis 20.02.2011
Trazira në LibiFotografi: picture alliance/dpa

SHBA duhet të pregatisë tani në zonë ndalim-fluturimi në bashkëpunim me aleatët në NATO.

Nëse arma ajrore e Gaddafit masakron popullsinë civile, bombarduesit e NATO-s mund të shkatërrojnë pistat e nisjes dhe zbritjes së avionëve në Libi, për t'i dhënë fund gjakderdhjes, tha senatori John Kerry në kanalin televiziv amerikan CBS.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj pleduajesë së ish-kandidatit demokrat për president nuk vonoi. Shefi i ri i shtabit të Obamës në Shtëpinë e Bardhë, Bill Daley, theksoi:

„Disa njerëz, që angazhohem me forcë për një ndalim-fluturim mbi Libi, për fat të keq kanë pak njohuri për çështjen."

Disa flasin për një ndalim-fluturimi, sikur të ishte fjala për një lojë kompjuteri, shtoi shefi i shtabit të Obamës në bisedë me kanalin televiziv NBC. Ai rikujtoi paralajmërimin e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, se fillimisht duhet sulmuar Libia për të paralizuar mbrojtjen ajrore të Gaddafit, për të bërë të mundur në një hap të dytë mbajtjen në tokë të armës së tij ajrore. Dhe për një operacion të tillë ushtarak nuk mjafton as një avionmbajtëse amerikane me rreth 75 avionë luftarakë në bord.

Çdo sulm në Libi duhet të ketë legjitimitet ndërkombëtar

Obama äußert sich zu Libyen
Presidenti Barack Obama duke u prononcuar për situatë në LibiFotografi: AP

Është e vërtetë që deklarata e Barack Obamës, se të gjitha opsionet janë të hapura, vazhdon të jetë aktuale. Por çdo sulm ushtarak në Libi duhet të jetë një operacion me legjitimitet ndërkombëtar dhe me drejtim ndërkombëtar, theksoi shefi i shtabit në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan Obama dhe ministri i tij i Mbrojtjes Robert Gates në sfondin e luftërave në Irak dhe Afganistan nuk kanë asnjë interes të dërgojnë avionë luftarakë amerikanë, apo trupa në një tjetër vend mysliman.


Sanksione kundër regjimit të Gadafit

Në vend të kësaj SHBA është për sanksione kundër regjimit të Gaddafit.

„Deri tani janë bllokuar 30 miliardë dollarë të klanit të Gaddafit në llogaritë në SHBA.“

Kështu SHBA ka vepruar më shpejt dhe në mënyrë më agresive se çdo vend vend tjetër i botës, theksoi shefi i shtabit të Obamës. Të martën (8.3.) ministri amerikan i Financave Timothy Geithner do të diskutojë me qeverinë gjermane për ashpërsimin e sanksioneve financiare ndaj regjimit të Gaddafit.

Libyen Demonstration gegen Muammar Gaddafi in Bengasi Patronengürtel
Protestues kundër Gaddafit në TripoliFotografi: AP

Republikanët si ish këshilltari për sigurinë Stefan Hadley kërkojnë që paratë e bllokuara të përdoren për rindërtimin e Libisë pas epokës së Gaddafit. Hadley propozon: „SHBA mund të furnizojë fshehurazi me armë kundërshtarët e Gaddafit. Kështu kryengritësit mund të arrijnë vetë një ndalim-fluturimi për armën ajrore libiane."

Senatori demokrat John Kerry nuk është për të tilla operacione të fshehta të SHBA-së. Por ai deklaroi: „Mendoj se rebelët në Libi gjatë javëve të ardhshme do të furnizohen me armë në rrugë të fshehta.“

SHBA do të vazhdojnë të vëzhgojnë luftën civile në Libi. Avionët e tyre transportues C130 do të fluturojnë vetëm deri në kufirin mes tuniziano-libian për të evakuuar refugjatët, apo për të furnizuar me çadra dhe ujë.

Autor: Ralph Sina/Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica