Kosova Perëndimi
11 Dhjetor 2007Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën, në 10 dhjetor qeverisë kosovarë iu dha këshilla për durim. Pra asnjë veprim para shkurtit 2008, ky është qëndrimi i qartë i BE-së, pikërisht kur Prishtina paralajmëroi se do ta shpallë pavarësinë para Majit 2008. Duhen pritur zgjedhjet në Serbi me qëllim që të mos forcohen elementët radikalistë atje, u shpreh ministri i jashtëm i Luksemburgut, Zhan Asselborn në Bruksel të hënën. Për këtë arsye sipas tij duhet mënjanuar pavarësia e njëanshme e Kosovës.
Por si pritet të procedojë perëndimi në muajt e ardhshëm? Agjensitë e ndryshme të lajmeve kanë publikuar një plan kohor, i cili do të ndiqet nga perëndimi. Duhet pritur nëse ky plan do të pasqyrohet në veprimet e perëndimit në vitin e ardhshëm.
14 dhjetor: Samiti i BE-së në Bruksel pritet të paraqesë një deklaratë ku BE-ja do të marrë përgjegjësinë në Kosovë. Me këtë deklaratë do të krijohej baza për një mision civil krize dhe do të fillonte puna për ngritjen e policisë dhe administratës. BE do të merrte nga OKB-ja përgjegjësinë, të cilën OKB e ushtron që nga viti 1999 në Kosovë.
19 dhjetor: Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për gjendjen në Kosovë. Para tij ndërkohë është paraqitur raporti i trojkës ndërkombëtare për dështimin e bisedimeve mes shqiptarëve dhe serbëve. Një rezolutë e re për Kosovën nuk pritet të ndërmerret për shkak të bllokadës ruse.
Janar 2008: Qeveria e re në Kosovë nën Hashim Thaçin mund të paraqese një deklaratë para parlamentit kosovar, ku për herë të parë ajo do të përcaktojë një datë për shpalljen e pavarësisë.
Janar - Shkurt 2008: Pritet zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në Serbi. VEtëm pas këtyre zgjedhjeve BE mund të japë sinjalin e startimit për misionin e saj në Kosovë, kur 1800 policë dhe ekspertë të së drejtës do të shkojnë në rajon. Një i ngarkuar i posaçëm i BE-së do të mbikqyrë hapat e Kosovës drejt pavarësisë.
Shkurt - Maj 2008: Në këtë fazë Kosova mund të shpallë pavarësinë. SHBA si edhe shtete të tjera nën to Gjermania, Franca, Italia, dhe Britania e Madhe pritet ta njohin menjëherë Kosovën si shtet. Shtete të tjera mund ta njohin