Pikërisht shërbimi i fshehtë i demaskon kërcënimet si propagandë
5 Dhjetor 2007Reklamë
Në gazetën MANNHEIMER MORGEN ndër të tjera lexojmë:
"Ai që dëshiron të pengojë Luftën e Tretë Botërore duhet të pengojë programin iranian të armëve atomike- Paralajmërimi i fortë i Xhorxh Bushit për regjimin e mullahëve nuk ka shumë kohë që është bërë. Por tani është pikërisht shërbimi i fshehtë që i demaskon këto kërcënime si propagandë. Për një rrezik (atomik) nuk mund të bëhet fjalë. Retorika e luftës e Bushit të kujton në këtë rast gënjeshtrën e tij të madhe për Irakun. Atëherë u desh të përdoren raporte të ekzagjuara për të justifikuar sulmin kundër Sadam Huseinit. Pjesa që mbetet e katastrofës është e qartë."Ndërsa LANDESZEITUNG që del në Lyneburg konstaton: "Spiunët e Amerikës i marrin presidentit të tyre nga dora armën më të fortë të propagandës. Raporti i tyre bën që fuqia e madhe Iran të duket si një fuqi që do t'i pëlqente të ishte e madhe. Zjarri atomik që u kujtua si një gjetje iracionale e teokratisë perse të pasuruar me gaz dhe naftë bazohej në një llogari racionale: mbajtjes së pushtetit brenda vendit dhe rritjes së pushtetit në Gjirin Persik. Programi atomik qe i përshtatshëm për të nxitur krenarinë kombëtare dhe për të spostuar në këtë mënyrë pakënaqësinë për papunësinë dhe inflacionin." Ja së fundi edhe gazeta e Berlinit, DER TAGESSPIEGEL e cila kujton se Irani mbetet i paparashikueshëm në politikën e tij: "Na ishte njëherë një fuqi e madhe, e fortë dhe e errët. Po një minutë, pikërisht i tillë mbetet Irani. Mahmud Ahmadinexhadi nuk është shtrigan vetëm në përralla, por në realitet. Ai kërkon të asgjësojë Izraelin, ai pasuron uranium, megjithëse vendi i tij ka shumë naftë si burim energjitik, dhe ai mund ta kthejë kur të dojë programin civil në një program ushtarak atomik. Rreziku që vjen nga regjimi i tij është më pak akut, se sa mendohej. Kjo është gjë e mirë. Më mirë do të kishte qenë, që ky rrezik të mos ekzistonte."
Reklamë