Pezullim i përkohshëm i së drejtës për të qarkulluar pa viza?
25 Tetor 2012Shkak është një rritje e konsiderueshme muajt e fundit e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia u tha në qarqet diplomatike të BE-së. Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani nga këto vende kanë ardhur rreth 49.000 azilkërkues. Këta përbëjnë 20 për qind të kërkesave për azil.
Futja e përkohshme e regjimit të vizave do të merret në konsideratë vetëm në rast se përpjekjet e tjera do të jenë të pafrytshme. Pra fillimisht do të diskutohet se si mund të përmirësohet standardi i jetesës në vendet e origjinës, për të parandaluar në këtë mënyrë abuzimin e azilit që nga fillimi. Shumica e qytetarëve nga Serbia dhe Maqedonia që kërkojnë azil në Gjermani janë familje rome.
Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj, dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, kërkoi që javën e kaluar rishqyrtimin e hyrjes pa viza të qytetarëve nga vendet e treta. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra "për t'i shkrutuar procedurat administrative për azilin dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit." Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.