1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perspektiva dhe sfidat e Kosovës drejt integrimit në BE

Bekim Shehu21 Prill 2008

Sundimi i rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të pakicave dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, janë elementetet thelbesore të cilat ia lehtësojnë rrugën për integrimin e saj në strukturat evropiane.

https://p.dw.com/p/DljX
Sundimi i rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të pakicave dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, janë elementet thelbesore që lehtësojnë rrugën për integrimin e saj në strukturat evropiane
Sundimi i rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të pakicave dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, janë elementet thelbesore që lehtësojnë rrugën për integrimin e saj në strukturat evropianeFotografi: AP/DW

Në Prishtinë, po zhvillon punimet konferenca me temën "Perspektiva dhe sfidat e Kosovës drejt integrimit në BE", e organizuar nga Deutsche Welle dhe fondacioni gjerman Friedrich-Erbert-Stiftung. Në konferencë marrin pjesë përsonalitete të larta ndërkombëtare dhe vendore dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sundimi i rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të pakicave dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, janë elementet thelbesore të cilat ia lehtësojnë rrugën për integrimin e saj në strukturat evropiane. Kështu u tha në konferencën "Perspektiva dhe sfidat e Kosovës drejt integrimit në BE", e organizuar në Prishtinë nga Deutsche Welle dhe fondacioni gjerman Fridrih Erbert Shtiftung. Në konferencë morën pjesë përsonalitete të larta ndërkombëtare dhe vendore dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në fillim të konferencës si nikoqir foli, drejtuesi i programit shqip të DË-së, Fabian Shmidt.

"Sfidat për integrime përfshirë këtu BE-në, janë sfida të mëdha dhe kjo çështje është një pyetje, e cila akoma nuk ka marrë përgjigje apo ndoshta do të marrë së shpejti. Në këtë konferencë ne do të fokusohemi në sfidat legale ekonomike, mirëpo kur kemi parasysh se po flasim për Kosovën atëherë ky vend ka sfida edhe politike për të qenë i gatshëm të integrohet në BE-së. Në anën tjetër edhe BE-ja duhet të tregojë se është e gatshme për zgjerimin e saj dhe në këtë linjë padyshim se duhet ndihmuar vendet e rajonit të ballkanit në këtë mes edhe Kosovën që të arrijë vlerat evropiane", tha Fabian Shmidt.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Dieter Stainbach, tha se Kosova si një shtet i ri ka shumë sfida përpara. Ai tha se respektimi i të drejtave të pakicave dhe zhvillimi ekonomik janë faktorët kryesorë që e bëjnë Kosovën një vend me vlera evropiane dhe ia garantojnë integrimin në strukturat e BE-së. Ai tha se vendet e BE-së në këtë mes përfshirë edhe Gjermaninë do ta ndihmojnë Kosovën që të tejkalojë këto sfida sepse këto vende janë të bindura që e ardhmja e Kosovës është në BE.

Përfaqësuesit civilë të BE-së në Kosovë, pjesëtar të misionit të ri të BE-së, thanë se Kosova shpalli pavarësinë mbi bazën e planit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari dhe mbi këtë bazë edhe duhet vazhduar. Ata thanë se janë këtu që të mbikqyrin zbatimin e planit dhe në të njejtën kohë të ndihmojnë institucionet e Kosovës në integrimin e tyre në struturat evropiane. Nathard Hopervilsing, përfaqësues i zyrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Peter Faith, tha:

"Qytetarët e Kosovës tash duhet të gjithë energjinë pozitive që treguan me shpalljen e pavarësisë, ta shndërrojnë në punë dhe energji pozitive për integrimin e vendit në strukturat evropiane. Sfida që e ka Kosova përpara tash është implemenimi i planit të Marti Ahtisarit, për cka në do të përkujdesemi që plani të implemetohet me përpikmëri." Nathahrd Hopervilsing përsëriti se implementimi i këtij plani do të thotë edhe integrim i Kosovës në struktura evropiane.