1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perëndimi kundër Kinës dhe Rusisë mbi sigurinë kibernetike

2 Nëntor 2011

Qeveria e Britanisë së Madhe është duke ushtruar presion për një dialog ndërkombëtar lidhur me aktivitetet online. Kurse Rusia dhe Kina kërkojnë një marrëveshje kibernetike mbi bazat e supermacisë ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/133xN
Imazh simbolik
Imazh simbolikFotografi: picture alliance/dpa

Nën masa të rrepta sigurie, vetëm pak metra larg kishës Westminster, diplomatë nga 60-të vende të ndryshëm të botës, drejtues të industrisë dhe aktivistë u mblodhën të martën në Londër për të përcaktuar çështjet që kanë të bëjnë më poltikën globale të internetit.

Në një seri të diskutimesh të panelit në Konferencën Kibernetike të Londrës, të cilat ishin mbyllura për publikun dhe median - por të disponueshme nëpërmjet një transmetimi video online – të pranishmit diskutuan tema, duke filluar nga liria në internet deri tek legjislacioni për krimin-kibernetik dhe sigurinë ndërkombëtare.

Konferenca dy ditore u organizua nga Zyra e Jashtme dhe Commonwealth e Mbretërisë së Bashkuar dhe ministri i Jashtëm britanik, William Hague. “Britania ka propozuar një paketë me shtatë parime bazë për të bërë bashkëpunimin midis shteteve, biznesit dhe organizatave më efektiv,” tha Hague gjatë konferencës. “Këto janë nevoja që qeveria të veprojë në mënyrë proporcionale në hapësirën kibernetike dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare."

Këto janë çështjet që kritikët e veprimeve të qeverisë "në hapësirën kibernetike nuk mund t'i pranojnë nëse ato nuk janë të sinqerta. Grupet e mbrojtjes vënë në dukje se vetëm disa muaj më parë politikanët Evropianë bënë thirrje për rritjen e kufizimeve në internet në prag të trazirave në Angli.

"Është shumë e lehtë për të mbrojtur këtë rast bardhe e zi të të drejtave të njeriut kundër diktaturave në mbarë botën, por sa herë që stabiliteti i stilit perëndimor të shtetit është vënë në pikpyetje, atëherë liria e shprehjes është bërë e pavlerë," tha John Kampfner, shefi ekzekutiv i Indeksit mbi Censurën, gjatë një prej seancave të së martës. “Duhet të jetë një rregull për të gjithë, duke përfshirë edhe qeveritë perëndimore."

Symbolbild Iran Cyberattacke Virus Wurm
Imazh simbolikFotografi: Fotolia/bofotolux

Kampfner dhe aktivistë të tjerë ndërkombëtare të internetit botouan një letër të hapur drejtuar Ministrisë së Jashtme Britianike duke thënë se qeveria e Britanisë së Madhe nuk mund të veprojë në dy mënyra. "Në fillim të këtij viti kryeministri sugjeroi se duhet të ketë më tepër pushtet për të bllokuar aksesin në mediat sociale, një politikë që tërhoqi lëvdata nga Kina," shkruajnë ata. "Ka edhe plane për kompetenca më të mëdha për të vëzhguar dhe akses ndaj informacionit personal të njerezve.”

Lira e internetit

Në muajt e fundit, Britania e Madhe, ka ushtruar presion për të qenë e para në politikat e internetit, duke marrë drejtimin e vendeve perëndimore në këto politika. Muajin e kaluar Hagues tha se Britania e Madhe ishte përgatitur për një "sulm të parë" kibernetik gjatë një konflikti ndërkombëtar.

Shtet e Bashkuara dhe Izraeli janë gjithashtu lojtarë të fortë ne poltikat e sigurisë kibernetike dhe shumë ekspertë besojnë se armët e para të vërteta kibernetike u përdorën një vit më parë kundër programit bërthamor të Iranit.

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton – e cila duhet të mbante një fjalim në konferencën e Londrës por që e anuloi për shkak të sëmundjes të së ëmës, në të kaluarën ka folur për lirinë e internetit. Koncepti i saj për lirinë e internetit, lidhet me konceptin e ilumunizmit në shekullin e18-të ose siç njihet ndryshe epoka e lirisë së shprehjes, pasqyron atë të shumë delegatëve në Konferencën e Londrës.

Megjithatë problemi shtrihet në pajtimin e një koncepti të tillë të lirisë së shprehjes me nocionet tradicionale të sovranitetit politik.

Hija e madhe e Kinës dhe Rusisë

Në të vërtetë, pavarësisht nga retorika politike e udhëheqësve nga Amerika e Veriut dhe Evropa, elefanti në kibernetikë vazhdojnë të jenë vendet autoritare, sidomos Rusia dhe Kina, të cilat zbatojnë një mbikqyrje më të sofistikuar se çdo vend tjetër në botë të internet dhe të sistemit të filtrimit.

Një ditë para konferencës së Londrës, Pauline Neville-Jones, përfaqësues special për biznesin dhe sigurinë kibernetike për kryeministrin britanik David Cameron, tha për BBC se Mbretëria e Bashkuar beson se Kina dhe Rusia janë disa nga përgatitësit më të mëdhenj të sulmeve kibernetike.

Cybermobbing
CybermobbingFotografi: picture-alliance/ dpa-Grafik

Të dy vendet, të cilat kishin një përfaqësi të ulët në konferencën e Londrës, prej kohësh dyshohen nga specilastë të sigurisë si autorët më të mëdhenj të sulmeve mbi rrjetet kompjuterike në të gjithë botën

Në javët e fundit, në vizioin e qeverisë Ruse ashtu edhe asaj Kineze ka qenë shtrirja e në poltikat kibernetike globale.

Javën e kaluar, Ambasada ruse në Londër botoi në faqen e saj në internet "Koncepti i një Konvente për Sigurinë Ndërkombëtare të Informacionit", në të cilën thuhet se çdo vend do të marrë rolin e tij në lidhje me politikat kibernetike dhe në skenarin e së cilës ka gjasa që fuqitë botërore mund të bien dakord për parimet e saj.

Kina, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani kishin propozuar një konventë të re në Kombet e Bashkuara në shtator.

Në mënyrë të ngjashme, një delegat kinez përsëriti të njëjtën thirrje që bëri gjatë një mbledhje mbi informacionin dhe sigurinë kibernetike në OKB. “Përdorimi i fuqisë politike në kibernetikë në emër të lirsë kibernetikë është i papranueshëm,” tha Wang Qun, ambasadori i Kinës për Çështjet e Çarmatimit.

Edhe pse aktivistët e internetit denoncojnë shpesh herë censurën që bëhet në Rusi, Kinë dhe në disa vende të Lindjes së Mesme, si Irani, disa të tjerë thonë që ka probleme më të mëdha.

“Një pyetje e madhe mbi censurën është çfarë censurohet?” thotë një aktivist dhe bloger i mirënjohur nga Jemeni, i cili foli gjatë në konferencë. “ Facebook dhe Twitter ende nuk janë bllokuar. Ne kemi shpeshherë ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet. Vetëm një ose dy orë në ditë kemi energji.”

Author: Cyrus Farivar/ Amarildo Topi

Redaktoi: Aida Cama