1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman të së hënës

LA20 Tetor 2008

Shtypi gjerman i kushton vëmendje duetit të ri udhëheqës të socialdemokratëve, i zgjedhur në kongresin e tyre të jashtëzakonshëm në fundjavë në Berlin.

https://p.dw.com/p/Fd6Z
Fotografi: DW

Nga gazeta "Kölner Stadt Anzeiger" shkëpusim: "Kandidati për kancelar Shtajnmajer dhe shefi i partisë, Myntefering i caktuan si detyrë partisë, të ketë besim, unitet dhe vetëbesim. Por pa u vënë re në fundjavë pati shenja për brishtësinë e unitetit të ri. Tek njëra pjesë e SPD-s e tatëpjeta e bursave dhe paketat miliardëshe të shpëtimit ngjallin reflekset e njohura. Mund të mendohet se jo pak vetë në heshtje i kanë duartrokitur ish-shefit të tyre Lafonten. Myntefering mori vetëm 85% të votave. Jo ndonjë rezultat i mahnitshëm. Disa delegatë në parti ende nuk e kanë harruar mënyrën e largimit të kryetarit Kurt Bek. Në të vërtetë partia socialdemokrate nuk është aspak e bashkuar. Edhe debati për atë se çfarë kupton kjo parti me drejtësi dhe solidarite në shekullin e 21-të nuk është zhvilluar."


Ndërsa gazeta "Süddeutsche Zeitung" i kushton vëmendje udhëheqjes së re të partisë socialdemokrate: "Në Berlin ishte për herë të parë e dukshme, se Shtajnmajer dhe Myntefering e plotësojnë, thënë më saktë, i baraspeshojnë më mirë dobësitë e njëri-tjetrit. Shefi i partisë socialdemokrate doli me një fjalim plot vetëbesim që i mungon partisë socialdemokrate në tërësi. Në përmbajtje veçse ai u kthye në 150 vjet histori suksesi të SPD-s. Kandidati për kancelar Shtajnmajer qe më shumë i angazhuar në fjalimin e tij, por edhe më i vështirë për t'u dëgjuar. Dikush duhet ta bindë Shtajnmajerin se njerëzit nuk e kuptojnë më mirë po qe se ai ju gërthet një orë të tërë."