1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit (09.08.2008)

Eskalimi i gjendjes në rajonin e Osetisë Jugore është sot temë qendrore në të përditshmet gjermane.

Flamujt gjeorgjian dhe rus të përfshirë nga zjarri

Flamujt gjeorgjian dhe rus të përfshirë nga zjarri

Fillimisht lidhur me këtë në 'Frankfurter Allgemeine Zeitung' lexojmë:


Shenjat se do të ndodhte diçka e tillë janë dhënë që në javët dhe muajtë e kaluar. Tani konflikti i ngrirë territorial dhe seperatist për Osetinë Jugore është bërë i nxehtë dhe atë me zjarre artilierie, sulme me bomba, mobilizime të përgjithshme. Përleshjet e hapura ushtarake janë prova e parë për presidentin e ri rus Medvjedev dhe për atë se si do të mbroj ai interesat e Moskës në hapësirat postsovjetike. Paraardhësi i tij Vlladimri Putin nuk ka pranuar asnjëherë sovranitetin e një shteti si Gjeorgjia, përveç rasteve kur ato kanë luajtur lojën ashtu siç i ka rënë daulles Putini. Një gjë që nuk dëshiron ta bëj presidenti gjeorgjian Saakashivili. Mbetet të shpresohet që Medvjedevi të tregoj përgjegjësinë e domosdoshme dhe të kursehet nga krahasimet e gabuara me rastin e Kosovës", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Frankfurter Allgemeine Zeitung'.


Ndërkaq nga e përditshmja tjetër 'Stuttgarter Zeitung' veçojmë:


"Konflikti në mes të Osetisë Jugore dhe Gjeorgjisë së cilës edhe i takon ky rajon sipas të drejtës ndërkombëtare, në shikim të parë duket të jetë një çështje rajonale. Eshtë një konflikt në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë. Se a bëhet fjalë këtu për konflikt të armatosur apo për një luftë po e lëmë mënjanë por kush i përcakton kufinjët në Lindjen e Mesme, në Darfur apo tani në Kaukaz. Për dallim e qartë është se ngjarjet e ditëve të kaluara kanë potencialin për t'u rritur. Dhe gati po aq keq është se ende nuk po duket asnjë ndërmjetësues në konflikt", thekson 'Stuttgarter Zeitung'


Dhe për fund në gazetën 'Express' e cila botohet në Köln shfletojmë:


"Për baballarët e betejave olimpike në Greqinë antike kjo do të ishte një shkelje e paparafytyrueshme e ligjeve të nderit: pikërisht në kohën e hapjes së lojërave olimpike në një vend fillon lufta. Atëherë paqja gjatë lojërave olimpike ishte e shenjtë. Por kësaj rradhe urdhëri për luftë erdhi drejt e nga vendi ku po mbahej ceremonia: kryeministri rus Putin dërgoi nga Pekini ushtarët e tij në betejë kundër Gjeorgjisë. Pak më vonë reagoi edhe presidenti Medvedev dhe kërcënoi Gjerogjinë me ndëshkim. Këtu është e qartë se kush pyetet në Rusi: për Putinin nuk është shumë me rëndësi se kush është presidenti i vendit", nënvizon në numrin e saj të sotëm gazeta 'Express' e Kölnit.

  • Data 08.08.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtAS
  • Data 08.08.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtAS