1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat e Natës së Vitit të Ri në Këln - Dënimi i parë

Carsten Grün8 Maj 2016

Sulmet në shkallë të gjerë ndaj vajzave në Natën e Vitit të Ri 2016 në Këln kanë ndikuar mjaft në politikën gjermane dhe sidomos në atmosferën në vend. Por ato vetëm se nxorrën në pah, atë që ishte brenda shoqërisë.

https://p.dw.com/p/1IjZq
Köln Übergriffe in der Silvesternacht
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Boehm

Të premten (06.05) u dha për herë të parë një dënim kundër të akuzuarit lidhur për ngjarjet e Këlnit, një 26 vjeçari algjerian për ngacmim seksual ndaj një vajze në Natën e Vitit të Ri. Por akuza e detyrimit seksual u rrëzua, sepse viktima nuk e njihte më 26-vjeçarin që bashkë me një grup djemsh e rrethuan atë duke e ngacmuar seksualisht dhe kërcënuar Natën e Vitit të Ri. Algjeriani i akuzuar mori dënimin 6 muaj me kusht në gjendje të lirë. Para zbardhjes juridike etëngjarjeve të Këlnit, ka pasur një debat të fortë në Gjermani.

Debati për tema si migrimi, integrimi dhe mënyra e veprimit me kriminelët u ndez në Gjermani, një flakë të tillë nuk e kishin menduar vendimmarrësit në ministri dhe institucione. Incidentet e shprehura në shifra të thonë: Ministria e Brendshme e landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë regjistroi 1.527 vepra penale në lidhje me ngjarjet e Vitit të Ri në Këln. Hetimet treguan, se 1.128 persona, shumica femra u bënë viktima të dhunës. Delikte me sfond seksual u regjistruan 626 gjithsej, ndërsa 153 persona u hetuan si autorë potencialë, 149 prej tyre ishin të huaj. 68 prej tyre kishin bërë kërkesë për azil. Shumica e autorëve vinte nga shtetet afrikanoveriore.

Autoritetet ia hedhin fajin njëri-tjetrit

Përgjegjësi për ngjarjen e Këlnit nuk do të marrë askush. Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière kritikon policinë e Këlnit, me këtë autoritetet e landit. Sindikata e policisë kritikon de Maizière, sepse policia federale përgjegjëse për Stacionin e Këlnit nuk kishte personelin e duhur. Pasoja e vetme nga i gjithë skandali ishte largimi nga detyra i presidentit të Policisë së Këlnit, Ëolfgang Albers, nga ana e ministritt ë Brendshëm të landit, Ralf Jäger (SPD). Jäger megjithatë qëndron në fokus të akuzave: Fillimisht dihej shumë pak mbi ngjarjet e Këlnit, por kur u bënë të ditura përmasat e ngjarjes, Jäger u akuzua për hezitim në vendime. Edhe shkëmbimet e maileve e vënë nën presionin ministrin e landit. “

Deutschland Sondersitzung des nordrhein-westfälischen Landtags
Ralf Jäger, ministri i Brendshëm i landit Renani-Veriore VestfaliFotografi: picture-alliance/dpa/F. Gambarini

Akuza kundër Ministrisë

Kështu sipas informacioneve të një nëpunësi të policisë, „njoftimi me rëndësi të veçantë“ mbi ngjarjet e Këlnit u bllokua njëherë nga autoritetet e Ministrisë së Brendshme. Ky lloj njoftimi ka prioritet për autoritetet e sigurisë. Në dekretin e ministrisë thuhet se„ njoftimet e rëndësisë së veçantë i mundësojnë Ministrisë së Brendshme, ndryshe edhe autoriteteve të landit si policisë, vendime të shpejta strategjike, mbikqyrëse dhe taktike. Pra për situata të veçanta ekziston detyrimi për njoftim brenda landit. Njoftimin e bën autoriteti i policisë, ku ka ndodhur incidenti. Vëmendje ka tërhequr fakti, sipas dëshmisë së nëpunësit të policisë, se u hoq përcaktimi „përdhunim“ me dëshirën e ministrisë.

Dyshim për fshehje

Grupet e CDU-së dhe FDP-së në parlamentin e landit të Renanisë-Veriore Vestfalisë kanë dyshimin se ngjarjet e Këlnit janë fshehur nën rrogoz. Jäger e ka kundërshtuar këtë. Nuk ka pasur nga ai dhe ministria përpjekje për të ushtruar ndikim tek njoftimi i rëndësisë së veçantë. Inspektori i policisë, Bernd Heinen e mbështet ministrin. Sipas gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ka thënë se më 1 janar nuk ka pasur ndonjë telefonatë të entit drejtues në land me presidiumin e policisë në Këln, por vetëm „bisedime koordinimi“ tipike mes autoriteteve përgjegjëse.

Zbutje e kriminalitetit të të huajve

Sipas politikanit të CDU-së, Armin Schuster qeveria e koalicionit mes ekologjistëve dhe socialdemokratëve nën kryeministren Hannelore Kraft (SPD) ndjek një „kulturë të ndikuar politikisht të zbutjes dhe tabuizimit të veprave penale të të huajve.“ Nuk mund të provohet, nëse kjo akuzë qëndron. Por pasojat e ngjarjeve në Këln janë të mëdha: Kështu u miratua ashpërsimi i dukshëm i kodit penal për deliktet seksuale, por edhe për të drejtën e azilit. Të huajt kriminelë mund të dëbohen më shpejt. Por sidomos atmosfera në shoqërinë gjermane u ndez edhe më shumë, gjë që partia populiste, AfD e përdori për të fituar vota, sidomos në lindje të Gjermanisë.