Pas një jave ndërprerjeje të punës në Francë, sipërmarrjet shtetërore të hekurudhave dhe të qarkullimit urban kanë nisur negociata
21 Nëntor 2007Reklamë
Pas një jave ndërprerjeje të punës në Francë, sipërmarrjet shtetërore të hekurudhave dhe të qarkullimit urban kanë nisur sërish negociata me sindikatat dhe përfaqësues të qeverisë. Megjithë bisedimet dhe rënien graduale të gatishmërisë për grevë, qarkullimi në Francë mbetet edhe më tej i çorganizuar. Gati gjysma e trenave të shpejtësisë së lartë, TGV vazhdon të qendrojë në stacione.