1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas 34 garash vetëm një medale argjendi dhe një bronxi për Gjermaninë

Benjamin Wüst11 Gusht 2008

Edhe dita e tretë e olimpiadës ishte për gjermanët në përgjithësi zhgënjyse. Sportistët gjermanë fituan vetëm një medalje.

https://p.dw.com/p/Ev2u
Sascha Klein (majtas) dhe Patrick Hausding
Sascha Klein (majtas) dhe Patrick HausdingFotografi: picture-alliance/dpa

Patrik Hausding dhe Sasha Klain fituan në kërcimin sikron nga trampolina në lartësinë 10 metra medalje të argjëndta.

Sascha Klein (majtas) dhe Patrick Hausding duke kërcyer nga trampolina
Sascha Klein (majtas) dhe Patrick Hausding duke kërcyer nga trampolinaFotografi: picture-alliance/ dpa

Pas fitores Sasha Klain ishte mjaft i kënaqur: "E papërshkrueshme, nuk e realizoj dot akoma dhe me siguri që do të më duhen disa ditë që ta marr vesh vërtet që ne fituam medjalen e argjëndit. Bëmë më të mirën dhe u përpoqëm të përqëndrohemi. Një ndjenjë fantasktike.

Në ditën e tretë të olimpiadës shkëlqeu notari superstar amerikan Majkëll Felps (Michael Phelps). Katërshja amerikane ku bën pjesë edhe Felps e përmirësoi rekordin e saj botëror në not me 3,99 sekonda. Felps fitoi kështu medaljen e tij të dytë të artë, nga tetë medalje që shpreson të fitojë.

Italiania Federica Pellegrini vendosi në garën eliminatore 200 metra stil i lirë për femra rekordin e tetë botëror të notit në këtë olimpiadë.

Notarët gjermanë u prezantuan në mënyrë katastrofale dhe zhgënjimi i tyre ishte i madh. "Turp i padiskutueshëm, asnjë fije sport i nivelit të lartë," - thotë njëri prej tyre. "S'e kam fare idenë, në stërvitje isha shumë mirë. Para shtatë ditësh arrita në garën përgatitore rezultatin tim më të mirë dhe mendova se do të isha mendërisht i fortë për të notuar shpejt." - shton një tjetër.

Vetëm Paul Biedermann arriti që të kualifikohet në garën 200m stil i lirë për në finale.

Gjermania Ivone Bënisch dhe italiania Giulia Quintavalle
Gjermania Ivone Bënisch dhe italiania Giulia QuintavalleFotografi: AP

Shpresat i sportdashësve nuk i plotësuan as Yvonne Bënisch, e cila u skualifikua në garat e xhudos dhe as pjesëmarrëset e garave të skermës.

Pas ditës së tretë listën e medaljeve të arit e kryeson Kina me nëntë, e ndjekur nga Koreja e Jugut me katër dhe SHBA me tri medalje ari. Pas 34 nga 302 garat finale Gjermania ka fituar një medale argjendi dhe një bronxi duke u renditur e 19 në listën e vendeve pjesëmarrëse.