1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Partneritete integruese

Shtypi gjerman rreth partneritetit të BE-së me Lindjen dhe fuzionimin e dy koncerneve të fuqishme të automobilëve, Porsche dhe Volkswagen.

Gazeta gjermane

Partneriteti me Lindjen i BE-së, i cili u vendos dje (07.05) në Pragë komentohet nga COBURGER TAGEBLATT:

"Me partneritetin me Lindjen, BE-ja synon të japë një kolpo në politikën e jashtme. Me të vërtetë, biznesi duket tundues: siguri energjitike në këmbim të ndihmave financiare, tregtisë së lirë dhe demokracisë. Por ajo që u propagandua si ide e mirë e kancelares Angela Merkel, rezulton një projekt i papjekur. Jo të gjithë 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së e quajtën të nevojshme të jenë të pranishëm në takimin e djeshëm themelues. Kolpoja e planifikuar u shndërrua në një aktivitet të vakët mëngjesor."

Fuzionimin e dy koncerneve të fuqishme të automobilëve, Porsche dhe Volkswagen e komentojnë sot disa gazeta gjermane. Nga BAYERISCHE RUNDSCHAU shkëpusim:

"Zhvillohen në integrim, pjesë që i përkasin njëra-tjetrës: Volkswageni dhe Porsche po fuzionohen. Pa Ferdinand Porschen dhe automobilin e tij nuk do të kishim pasur kurrë Volkswagen dhe pa motorët e fuqishëm me cilindra të Volkswagenit Porsche nuk do të qe bërë kurrë një ikonë e automobilëve supersportivë. Në vitin 1969 me motorin e mesëm Volkswagen-Porsche 914 u bë përpjekja e dyfishtë e të dyja koncerneve për të siguruar pozicione në treg. Volkswageni kërkonte një pasardhës për modelin Karman Ghia, ndërsa Porsche kërkonte një model me çmim të arsyeshëm, pas modelit 356. Ajo që u arrit ishte një martesë e pabarabartë, sepse modeli zhurmëmadh dhe i ngushtë 914 nuk qe i përshtatshëm as për klientelën e njërit, edhe as për atë të tjetrit. Ç'pamje do të ketë tani udhëtimi i përbashkët i prodhuesit masiv të automjeteve nga Volfsburgu me prodhuesin e automobilëve ekskluzivë nga Cufenhauzeni? Pamjen e një udhëtimi të suksesshëm, por vetëm nëse dy koncernet e sotme do t'i ruajnë anët e tyre të forta."

Autor: Auron Dodi
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 08.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hlsc
  • Data 08.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hlsc