1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paraqitje e dobët ndërkombëtare e ekipeve gjermane

9 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5q3

Dy barazime dhe katër humbje. Eshtë ky bilanci shumë i dobët i ekipeve futbollistike gjermane këtë javë në arenën ndërkombëtare. Pas dy humbjeve dhe një barazimi në Ligën e kampionëve, ekipet gjermane ishin po aq të dobëta edhe në kupën UEFA. Bajerni i Mynihut befasoi për të keq duke barazuar në stadiumin e vet, kundër ekipit anglez Bolton me rezultat 2:2. Para publikut të vet Nyrnbergu humbi nga ekipi tjetër anglez, Everton 0:2. Ndërsa Bajeri i Leverkuzenit humbi në Moskë nga Spartaku me rezultat 2:1.