1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Paralajmërim për terror: mbyllet ambasada gjermane në Ankara

Ambasada gjermane në kryeqytetin e Turqisë Ankara u mbyll në sfondin e një "sinjali paralajmërues të paverifikueshëm përfundimisht", thuhet në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Deutsche Botschaft in Ankara Türkei

Ambasada e RFGJ në Ankara

Më parë edhe konsullata e përgjithshme gjermane në Stamboll kish marrë sinjalizim për një sulm të mundshëm që mund të ndodhte menjëherë. Konsullata dhe shkolla gjermane u mbyllën si masë parandaluese.

Duhet të evitohet territori përreth përfaqësisë në afërsi të sheshit Taksim në qendër të Stambollit, thuhet në një njoftim të konsullatës. Kemi të bëjmë me një masë thjeshtë kujdesi. Gjendja e rrezikshmërisë nuk ka ndryshuar në krahasim me ditët e kaluara, thuhet më tej. Megjithatë në njoftim shprehimisht thuhet: "ju lutemi evitoni zonën përreth konsullatës së përgjithshme."

Türkei Deutsches Konsulat in Istanbul

Konsullata e përgjithshme gjermane në Stamboll

Ambasada gjermane në Ankara dy ditë më parë i paralajmëroi qytetarët gjermanë për atentate të tjera të mundshme në kryeqytetin e Turqisë. Këto atentate mund të ndodhin në një kohë shumë të afërt. "Ju lutemi, kthehuni menjëherë në shtëpi dhe prisni atje udhëzimet e tjera", thuhej në një lajmërim për qytetarët gjermanë në Ankara. Ka paralajmërime konkrete për atentate, midis të tjerave në qendrat tregtare. "Na duhet të besojmë se ka edhe kërcënime të tjera para nesh". Shkolla gjermane dhe kopështi u mbyllën para kohe.

Paralajëmrimet në Stamboll dhe në Ankara pasojnë pak ditë pas sulmit me pasoja të rënda në kryeqytetin turk, ku gjetën vdekjen 37 vetë. Ndër viktimat ishin edhe studentë e nxënës. Në Stamboll në janar një atentator kamikaz vrau 12 turistë. Ky akt shkon në llogari të milicëve terroristë të Shtetit Islamik (IS).

Për atentatin e së dielës (13.03) në Ankara e mori përgjegjësinë lëvizja Skifterët e Lirisë së Kurdistanit (TAK). Ky grup është pjesë e partisë së ndaluar kurde "Partia e Punës e Kurdistanit" (PKK). Sulmi në Stamboll ishte një akt hakmarrjeje ndaj veprimeve të trupave turke kundër kurdëve në juglindje të Turqisë, deklaroi TAK. Qeveria turke ndërkohë ka bërë përgjegjës rebelët kurdë për sulmin. Për shkak të festës kurde të Vitit të Ri Nevruz të hënën e ardhëshme priten aksione të mëtejshme të grupimeve ekstremiste kurde.

Aviacioni luftarak turk bombardoi sërish pozicione të PKK në Irakun e Veriut. Në këtë kuadër, në rajonnin Kandil u vranë 45 luftëtarë të PKK, bëri të ditur ushtria. PKK ka në Kandil selinë e saj qendrore. Edhe në juglindje të Turqisë dhuna vazhdon. Agjencia e lajmeve DHA bëri të ditur se në Xhiarbakir u vra në luftime një luftëtar i PKK dhe një ushtar.