1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paralajmërim për presidentin Sarkozi

Andreas Teska / Paris (SWR) 10 Mars 2008

Në zgjedhjet komunale në Francë votuesit i treguan presidentit Sarkozy kartelën e verdhë. Partia e tij konservatore UMP humbi në fakt jo aq ndjeshëm, por socialistët megjithatë mundën të marrin një sërë bashkish.

https://p.dw.com/p/DLsS
Segolene Royal, Partia Socialiste duke votuar në Melle
Segolene Royal, Partia Socialiste duke votuar në MelleFotografi: picture-alliance/ dpa

Francezët i kanë dhënë një mësim presidentit Sarkozy. Nga raundi i parë i zgjedhjeve komunale në mbarë vendin fiton në mënyrë të dukshme opozita e majtë. Francois Hollande, shefi i socialistëve foli për një paralajmërim në adresë të presidentit dhe qeverisë së tij për politikën e ndjekur. "Eshtë vullneti për t´i dhënë një mësim presidentit dhe qeverisë për politikën e ndjekur për këto nëntë muaj."

Marine Le Pen, e bija e Jean-Marie Le Pen, Partia Fronti Nacional
Marine Le Pen, e bija e Jean-Marie Le Pen, Partia Fronti NacionalFotografi: AP

Socialistët ia arritën që të mbronin një sërë qytetesh që në raundin e parë të zgjedhjeve. Përvec kësaj ata pushtuan edhe qëndra të konservatorëve. Në shumë vende të tjera udhëheqin dukshëm para balotazhit të fundjavës së ardhshme (15/16.3).

Sekretari i përgjithshëm i partisë qeverisëse UMP, Patrick Devedjian, u përpoq të ngushëllonte veten, me atë që për partinë e tij punët mund të kishin qenë më keq. E vetmja shpresë për kampin qeverisës në Bordeaux kryeministri i mëparshëm Alain Juppé siguroi postin e tij të kryetarit të bashkisë që në raundin e parë.

Kryetari i Bashkisë së Parisit Bertrand Delanoe, duke dhënë votën 9 mars 2008
Kryetari i Bashkisë së Parisit Bertrand Delanoe, duke dhënë votën 9 mars 2008Fotografi: AP

Ndryshe nga ç´e ka zakon Sarkozy nuk doli para kamerave. Ia la kryetarit të qeverisë që të komentonte humbjen në votime. Francois Fillon theksoi karakterin lokal të votimeve dhe mohoi ndikimet në politikën e qeverisë. Nuk duhen ngatërruar gjërat, tha Fillon. Politika e kombit është diskutuar në pranverë të 2007 dhe është vendosur nga francezët. Ne mbahemi fort në kursin e reformave.

Që të hënën (10.3.) vazhdon fushata zgjedhore. Të gjitha listat, që së paku kanë marrë dhjetë përqind të votave, dalin nga raundin e dytë. Në shumë qytete luan një rol kyç partia e qendrës MoDem. Formacioni i sapokrijuar nga Francois Bayrou mund të japë tonin aty, ku rezultati i votimit është i paqartë. E thënë qartë: "Unë jam i bindur, se ky aprovim i qartë i së majtës nuk do të thotë aprovim për partinë socialiste. Ky është paralajmërim në adresë të qeverisë."

Presidenti Nicolas Sarkozy
Presidenti Nicolas SarkozyFotografi: AP

Bayrou qysh në zgjedhjet presidenciale pat bërë bujë si personi i tretë në garë, edhe kësaj rradhe nuk do të japë rekomandime elektorale në rang vendi. por do të negociojë qytet për qytet, nëse partia e tij do të bëjë pakt me të majtët apo me të djathtët.

Fronti nacional pësoi një rënie tjetër në votime. Partia ekstreme e djathtë nuk ka një perspektivë reale për të marrë ndonjë bashki. Vajza e kryetarit të partisë Le Pen ka arritur të hyjë në balotazh në zonën e saj zgjedhore në Francën e Veriut, por konsiderohet me pak shanse për shkak të rezultatit të papritur të keq në raundin e parë.