Papunësia prek më shumë migrantët
19 Dhjetor 2007Gjermania është një vend integrimi, tha Maria Bëhmer. E ngarkuara e qeverisë për migrantët do të tregonte kështu, se ku është duke u përqëndruar ajo në punën e saj. Pasi në gjermani jaetojnë 15 milionë njerëz me prejardhje të huaj dhe ata kanë shumë mangësi integrimi .
"Situata paraqitet e rëndë në zonat më kyçe si për shembull atë të arsimit, të profesionalizimit dhe në tregun e punës. Dhe ka të dhëna që janë gati dramatike, u ankua politikanja kristiandemokrate.
Kështu për shemubll, afro 40 përqind e të rinjve të huaj nuk kanë profesion. Shumica e tyre rrjedhin nga të ashtuquajtura familja të puntorëve mysafirë, në gjeramnisht gastarbeiter, në të cilat vihet re mugesë profesioni në të gjitha nivelet e moshave: "72 përqind e turqve, tek grekët janë 61 për qind, ndërsa tek italianët 56 përqind."
Një rreth vicioz i nivelit të ulët të njohurive të gjuhës, të arsimit dhe të shanseve të pakta për të hyrë në tregun e punës, e quatji këtë fenomen Bëhmer dhe kërkoi të që merren masa: "Sepse nuk mund të heqim dorë nga asnjë talent dhe nuk dueht të dorëzohemi në një gjendje të tillë. Pra ne dueht të bëjmë shumë përpjekje në sektorin e kualifikimit shkollor dhe profesional, tha ajo .