1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Papandreu: "Mbi te gjitha qytetari"

Transparenca dhe lufta kundër korrupsionit po bëhen motoja e kabinetit të ri qeveritar në Greqi.

default

Kryeministri socialist grek, Jorgos Papandreu, 7 tetor 2009.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, që ishte e hapur, kreu i socialistëve grekë Papandreu ftoi obudsmanin grek duke dërguar një mesazh të qartë për një marrëdhënie të re shtet-qytetar, por edhe rinovimin e jetës politike të vendit. "Çdo vendim dhe çdo euro ne internet". Papandreu foli për “një faqe të re” në historinë e Greqisë.

Që në orët dhe jo ditët e para të kabinetit të tij qeveritar kryeministri i ri socialist i Greqisö, Jorgos Papandreu, kalon nga fjalët tek veprat. Profili i kabinetit të tij me 27 figura të reja nga 36 ministrat dhe zëvendësministrat, por edhe me aromë gruaje, pesë në poste ministrore dhe katër zëvendësministre, ishte edhe stigma e parë e frymës novatore dhe ndryshimeve rrenjësore, që kërkon të sjellë në jetën politike të vendit. Fjala e tij në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, fill pas betimit të kabinetit të tij të parë, tregoi se është i vendosur të perligjö besimin e madh, që i dha populli më 4 tetor duke i dërguar në parlament 160 nga 300 deputetët e tij. “Në radhë të parë është qytetari, atij i shërbejmë, atij i japim llogari” tha Papandreu për të shënuar se objektivi i tij është “që të përçojë një kulturë të re në sektorin publik dhe më gjerë në kulturën e politikës”.

Jo rastësisht ministrat e tij në mbledhjen e parë të hapur të Keshillit te Ministrave (një tjetër risi) paten rastin të dëgjojnë një panoramë me konstatime dhe sugjerime për marrëdhëniet shtet-qytetar, por edhe trajtën e korrupsionit nga Obudsmani grek, nje institucion me një jetë 11vjeçare dhe mijëra çështje te trajtuara prej tij. “Transparenca forcon besimin e qytetarit në administratën shtetërore dhe ndihmon edhe vetë administraten” tha Jorgos Kaminis, që përshëndeti vullnetin e shprehur politik për rritjen e rolit te institucioneve dhe në radhë të parë te parlamentit. Përkundër përshtypjes fillestare të “pushtetit të njeshit”, kur mbajti edhe postin e ministrit të jashtëm, Papandreu tha se çdo vendim nuk do të merret nga lart, por do të ketë “vulën e konsensusit” të partnerëve socialë, por edhe tö opinionit më të gjerë.

Asgjë nuk mund të arrihet pa vendosur rregulla të reja, si ato të meritokracisë dhe dhënies fund tö sistemit te klientelës partiake, që ka gërryer thellë instancat shtetërore deri në palcën e tyre. Aq sa i dëshpëruar që vendi i tij në familjen evropiane le pas vetëm Rumaninë dhe Bullgarinë në indekset e transparencës një gazetar i njohur grek bëri fjalë për “shtet post-otoman” me fasadë evropiane. “Meritokraci në sektorin publik. Fund ryshfetit dhe rregullimit të njerëzve të afërm të çdo lloji” tha Papandreu, i cili ofroi transparencë për çdo euro te taksapaguesit dhe emërim në shtet, një sport i përbashkët ky i fundit i dy partive të alternuara në pushtet, Demokracisë së Re dhe PASOK-ut. “Duam t'i japim fund rrethit vicioz të kësaj tradite” dhe jo te “zëvendësojmë shtetin blu me kopjen e tij te blertë” tha Papandreu, që para zgjedhjeve ishte paralajmöruar për revanshizëm eventual nga kreu i nacionalistëve Karaxhaferis.

Papandreu aspiron të fitojë aty, ku dështoi parardhësi i tij Karamanlis, që në vitin 2004 erdhi në pushtet me parullën e “rikrijimit te shtetit” dhe luftën kundër korrupsionit, por gjatë qeverisjes së tij nuk rreshten skandalet. Diçka duhet patjetër t'i ketë thënë për këtë Karamanlis në takimin e tyre 40 minutësh tet a tet gjatë dorëzimit të stafetës. Gjithsesi rrugë tjetër nuk ka për kryesocialistin ambicioz Papandreu, që i porositi ministrat e tij brenda javës të plotësojnë dosjen e problemeve dhe jo rastësisht “programin 100 ditesh” të tij, të tipit Obama, e cilësoi si vendimtar për fatin e kabinetit te tij.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 08.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1un
  • Data 08.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1un