Paks
17 Mars 2011Reklamë
Centrali i vetëm bërthamor i Hungarisë përbëhet nga katër reaktorë, të cilët prodhojnë 1940 MW. I vënë në veprim që prej vitit 1983, Paks mbulon rreth 40 përqind të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike modernizimi i vitit 1997 e ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë e reaktorit. Që atëherë Paks është një nga centralet më të sigurta në botë. Deri në vitin 2037 reaktorët duhet të ndëpresin punën. Planifikimi i ndërtimit të dy reaktorëve të tjerë u hoq nga rendi i ditës.