1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paketat koniunkturore të Evropës në një vështrim

Peter Heilbrunner20 Shkurt 2009

Bota ndodhet para një recesioni të thellë ekonomik. Që puna do të vejë keq, për këtë nuk dyshon askush. Investimet shtetërore dhe lehtësimet e taksave synojnë ta zëvendësojnë kërkesën, që mungon të privatëve.

https://p.dw.com/p/GyBy
Simbol për paketat koniunkturoreFotografi: DW/Bilderbox.de

Krahas SHBA dhe Kinës, ekonominë e mbështesin edhe shumë shtete evropiane. Veprim në stil të gjerë - kjo është me pak përjashtime motoja e shteteve të BE në luftë kundër krizës ekonomike. Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, me përjashtim të Italisë, të gjitha ekonomitë e mëdha evropiane përdorin shuma miliardëshe, për ta ndaluar avancimin e mëtejshëm të recesionit. Në një bilanc, që u bë rreth një javë më parë, kryetari i radhës i BE, kryeministri çek Mirek Topolanek u tregua i kënaqur me përpjekjet e 27 shteteve anëtare të BE

"Shumica e shteteve anëtare kanë vendosur masa për të mbështetur konjukturën, ose janë në një proces vendimmarrjeje."

Der Bundestag hat das zweite Konjunkturpaket der Bundesregierung beschlossen 2
Parkamenti gjerman vendos për paketën e dytë konjunkturore(13.02.2009)Fotografi: picture-alliance / dpa

200 miliardë Euro duan të shpenzojnë shtetet e BE për të nxitur ekonominë e llogaritur për çdo vend.

Kjo është e barabartë me 1,5% të rendimentit ekonomik. Brukseli ka në plan që të shtojë edhe 5 miliardë euro të tjera, me një paketë të vetën ekonomike. Paketën më të madhe ekonomike pas Berlinit e ka përgatitur që në dhjetor të vitit të kaluar presidenti francez, Nikola Sarkozi: me 26 miliardë euro, Parisi synon ta ruajë nga rënia totale industrinë e automobilëve dhe të ndërtimit. Vetëm këtë javë Sarkozi e rriti paketën e tij ekonomike dhe u premtoi më të dobtëve nga ana sociale miliarda të tjera. Por ndërkohë janë shtuar dyshimet, se me programet për industrinë, Franca ndjek synime vetjake. Kryeministrit Francois Fillon iu desh që për këtë shkak të mbrohej në Bruksel nga kritikat për masa proteksioniste:

"Nëse arrijmë t'i harmonizojmë më mirë në të ardhmen planet tona për gjallërimin e ekonomisë, atëhere ne jemi pro këtyre masave

Konjunkturpaket
Fotografi: picture-alliance/ ZB

Me kritika për programin e saj kundër krizës po përballet edhe Spanja edhe nëse paketa prej 11 miliardë eurosh në fakt është në përputhje me atë që pritej. Por edhe këtu është ndihma që i jepet industrisë nacionale të automobilëve, ajo që i zemëron kritikët- ata e shohin shumë të njëanshme mbështetjen për prodhuesit spanjollë. Britania e Madhe nuk i njeh probleme të tilla: qeveria e Londrës ka vendosur të ndjekë një rrugë krejt tjetër. Në fillim të vitit, në Britaninë e Madhe taksa mbi vlerën e shtuar u ul me dy përqind e gjysmë, për një periudhë të kufizuar kohe, në nivelin minimal të BE prej 15 %. Tatëpjeta e ekonomisë britanike megjithë këtë vazhdon.