1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Pa prodhime ballkanike

Në Berlin u mbyll të djelën "Java e Gjelbër". Nga data 18 deri më 27 janar ekspozues nga e gjithë treguan dhe shitën 44 milionë Euro prodhime ushqimore. Java e Gjelbër u zhvillua për herë të 73-të.

Logo e panairit Java e gjelbërt

Logo e panairit "Java e gjelbërt"

Për drejtorin ekzekutiv të Panairit të Berlinit, Kristian Gëke (Christian Goeke), bilanci i Javës së Gjelbër 2008 është pozitiv.  "Kishim më shumë ekspozues se në të gjitha kohërat dhe numri i vizitorëve mbeti i njëjtë. Interesant është fakti që ata konsumuan po aq sa vitin e kaluar, por këtë radhë lidhën më shumë kontrata. Pra "Java e Gjelbër" shërben edhe si barometër për konjukturën e vitit që sapo ka nisur", vlerësoi ai në mbyllje të panairit.  Fituesja e panairit doli Rusia, e cila lidhi kontrata që kapin shumën prej 330 milionë Euro.


1600 firma dhe institucione nga 52 vende të ndryshme të botës merrnin pjesë në panairin më të madh të industrisë ushqimore për konsumatorë. Partnere e këtij viti ishte Zvicra, të cilës kështu iu dha rasti të bënte reklamë në vendin fqinjë. Urs Shnajder (Schneider) , përfaqësues i zyrtar i stendës zvicerane thotë se Gjermania është një vend shumë i rëndësishëm eksporti për Zvicrën. Vetëm sasia e djathit që kalon nga Zcivra në Gjermani e kap shifrën prej 13.000 tonë në vit. "Qëllimi këtu nuk është fitimi, por reklama afatgjate për tregun gjerman dhe evropian", thotë Shnajder.  Por pjesa më e madhe e 4,2 tonëve djathë të shitur në fund të panairit vinin nga Bavaria. Mbi 400 mijë vizitorët e këtij viti shpenzuan gjithsej 44 milionë Euro.


Ballkani i përfaqësuar simbolikisht


Prodhimet ballkanike thuajse mungonin. Ndërsa Shqipëria, Bosnja-Hercegovina e Mali i Zi nuk merrnin pjesë fare, stendat e Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë përbëheshin vetëm nga ekspozuesit zyrtarë, pra ministritë agrare. Ndonjë ministri kishte sjellë edhe prodhuesit e gabuar. Dy gra tek stenda bullgare janë të zhgënjyera nga panairi:  "Nuk do të vijmë më këtu, duke paketuar shishet e vajit me aromë trëndafili, sepse këtu njerëzit vijnë për të ngrënë e për të pirë. Ndësa ne kemi vetëm prodhime kozmetike".


Megjithëse ndokush mund të kishte ngatërruar rrugën, pjesa dërrmuese ekspozuesve u treguan të kënaqur: 80 për qind e tyre do të vinë sërish.

  • Data 27.01.2008
  • Autor Shuka, Anila
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyVI
  • Data 27.01.2008
  • Autor Shuka, Anila
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyVI