1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania historia ime

Pa gjermanisht s'ka integrim?

Ata jetojnë e punojnë me qejf në Gjermani: Diana Gunceva nga Bullgaria dhe Adrian Mitroescu nga Rumania. Mësuesja dhe punonjësi i DHL-së kanë mësuar gjermanisht. Por në jetën e përditshme gjuha i vlen secilit ndryshe.

"Fillimisht gjermanishtja nuk më dukej gjuhë e bukur“, kujton bullgarja Diana Guncheva. Kur ajo filloi të marrë mësimet e para të gjuhës gjermane në qytetin e saj të lindjes në Varna, ishte 14 vjeç. “Më vonë kur në gjimnaz filluam të lexonim në origjinal veprat e Bertold Brehtit dhe Johan Volfgang fon Gëtes, unë zbulova bukurinë e kësaj gjuhe. Njeriu mund t'i shprehë mendimet në gjermanisht shumë më me saktësi se në gjuhë të tjera”.

***Achtung: Nur zur mit Diana Guncheva abgesprochenen Berichterstattung verwenden!*** Porträt von Diana Guncheva, Dozentin für Deutsch als Fremdsprache in Bonn. *** Bild von Alexandra Scherle, DW, 12. Juni

Diana Guncheva

Ndërkohë 31-vjeçarja flet aq mirë gjermanisht sa ajo pas mbarimit të studimeve u punësua në Bon, në një shkollë private gjuhësh të huaja. Guncheva ka studiuar për sllavistikë dhe histori të Evropës- Lindore por ka bërë edhe një kualifikim suplementar si mësuese për gjermanishten për të huaj. „Gjuha shërben si çelës për të hyrë në një shoqëri – njeriu nuk mund të ndihet mirë në një vend, nëse nuk zotëron gjuhën e këtij vendi.“

Të heqësh frikën nga gjuha e huaj

Në kurset e integrimit bullgarja e re u mëson migrantëve gjuhën gjermane, por u jep atyre edhe këshilla për jetën e përditshme: „Si migrante unë mund t´i kuptoj dhe ndjej më mirë problemet e tyre, si edhe të vlerësoj se cilat aspekte të gjermanishtes janë më të vështira për një të huaj.“ Disa nxënës janë edhe më të motivuar nga një mësuese që është vetë e huaj: „Kur ata dëgjojnë se edhe unë e kam mësuar gjermanishten si gjuhë të huaj, ata mendojnë: edhe edhe ata mund t'ia dalin mbanë!“

Një sfidë e veçantë për Diana Gunchevën janë kurset për shkrim e këndim që jep për migrantët, që janë analfabetë dhe nuk janë në gjendje të shkruajnë apo të lexojnë. „Shpeshherë janë njerëz që vijnë nga zona të thella, të cilëve fillimisht u vjen shumë turp që janë analfabetë. Megjithatë kur shohin se nuk janë të vetmit që kanë këtë problem, ndjehen më të qetë.“ Fjalët e para ata i shkruajnë në gjuhën gjermane dhe jo në gjuhën e tyre amëtare.

Zotërimi i gjuhës gjermane është një aspekt thelbësor për migrantët, por jo i vetmi dhe vendimtar, mendon studiuesi i migracionin në Universitetin e Duisburg-Esen Haci Halil Uslucan: "Shumë e rëndësishme është mbi të gjitha futja në tregun e punës dhe të shkollimit.“

A është gjermanishtja e domosdoshme për njerëzit me kualifikim të lartë?

Në disa fusha integrimi mund të arrihet edhe pa njohuri të gjuhës gjermane. Ka universitete që ofrojnë degë në gjuhën angleze dhe vende pune në të cilat flitet vetëm anglisht, si për shembull në fushën e teknologjisë së informacionit, në kërkim shkencor ose në ndërmarrje logjistike.

***Achtung: Nur zur mit Adrian Mitroescu abgesprochenen Berichterstattung verwenden!*** Porträt von Adrian Mitroescu, rumänischer DHL-Mitarbeiter *** Bild von Alexandra Scherle, DW, 12. Juni

Adrian Mitroescu

Rumuni Adrian Mitroescu punon prej më shumë se dy vitesh në Bon për ndërmarrjen ndërkombëtare logjistike DHL, në sektorin e shitjeve. „Gjatë ditës së punës unë flas vetëm anglisht, klientët vijnë nga 220 vende të botës“, thotë 28-vjeçari që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare dhe marketing në qytetin e tij të lindjes Bukuresht. „Kjo ka të bëjë me faktin se unë punoj në sektorin ndërkombëtar – në një filial tjetër të DHL-së gjuha e përditshme e punës ishte gjermanishtja.“

Shumë të rëndësishme janë njohuritë e gjermanishtes për mjekët. Prej shumë kohësh shoqata e mjekëve të klinikave është ankuar publikisht se bashkëpunimi me mjekët e huaj shpeshherë është i vështirë për arësye të vështirësisë në komunikim.

Gjuha – gjithmonë një përfitim shtesë

Askush nuk i kërkon Adrian Mitroescu-t të mësojë gjermanisht, ai e bën vetë këtë. „Unë nuk e gjej të arsyeshme të jetosh në një vend për shumë vite pa njohur gjuhën e këtij vendi“, thotë rumuni i ri. Në mbrëmje ai ndjek të paktën një herë në javë një kurs të gjuhës gjermane: „Nganjëherë e kam të vështirë që pas një dite të gjatë pune të studioj intensivisht një gjuhë të huaj. Por për mua është shumë e rëndësishme që ta mësoj gjuhën gjermane sa më mirë të jetë e mundur, pavarësisht nëse do të qëndroj gjatë në Gjermani, nëse do të shkoj në një vend tjetër ose do të kthehem dikur në Rumani.“

Për ta praktikuar gjuhën ai nuk ka shumë mundësi, kjo për faktin se miqtë dhe kolegët gjermanë i flasin atij direkt në anglisht. „Por unë kam luajtur për një farë kohe futboll në një ekip lokal dhe atje jo të gjithë flisnin anglisht. Kjo ishte një mundësi e mirë për mua për të praktikuar gjermanishten jashtë kurseve të gjuhës!“