1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përkujtohet "Mbretëresha e zemrave" - 20 vjetori i vdekjes së Lad Di

Në 20 vjetorin e vdekjes së princeshës së Uellsit Diana britanikët kujtojnë idhulin e tyre. Para pallatit Kensington në Londër kalimtarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj.

Në portat e pallatit janë varur fotografi të Lady Di me mbishkrimin "Mbretëresha e zemrave". Dashamirësit e princesësh kanë püërgatitur një kek me portretin e saj. "Unë isha mjaft e hidhëruar", kujton suedezja e ardhur enkas në Londër Lena Pettersson, e cila e ka pasur si idhull Lady Di.  "Ajo kujdesej për njerëzit, ishte e veçantë." 62-vjeçarja Helen Zacharia tregon, se "vij çdo vit këtu, sepse e kam dashur gjithmonë Dianan." Lady Di ndërroi jetë më 31 gusht 1997 nëmoshën 36 vjeçare pas një aksidenti automobilistik gjatë ndkjejes së makinës së saj prej paparacëve në Paris. Në këtë kohë ajo ishte ndarë prej princit Charles, me të cilin ishte martuar në vitin 1981. Në përvjetorin e së saj nuk zhvillohet ceremoni zyrtare. Princat William und Harry dolën në kohën me shi të rëmbyeshëm për të parë detin me lule para pallatit.

Djemtë e Dianas, William bashkë me bashkëshorten Kate si dhe Harry, vizituan (30.08) kopështin përkujtimor për nënën e tyre në territorin e pallatit mbretëror. I ashtuquajturi kopështi i bardhë u mboll me lule e pemë, që i preferonte shumë Diana. Pritet që deri në fund të vitit në këtë kopësht të vendoset edhe një statujë e Dianas. Princi William në një dokumentar së fundi e ka cilësuar nënën e tij si një "rreze drite në një botë mjaft të zymtë".

Dy princat e rinj u takuan gjithashtu me përfaqësues të fondacioneve të mbështetura nga Diana, ndër to edhe fondacioni për mbështetejen e fëmijëvëe të infektuar me HIV. Dy djemtë e Dianas e vazhdojnë angazhimin social të nënës së tyre. Princ Harry angazhohet për pastrimin e minave ashtu si dikur nëna e tij. Në vitet 80-të Diana vizitonte të sëmurët me SIDA, e sot Harry angazhohet për testet e HIV. Ndërsa William aktivizohet për ndërtimin e strehimoreve pë rtë pastrehët dhe për mbrojtjen e fëmijëve, tema këto që kanë qenë të rëndësishme për nënën e tij.

Në një intervistë të pazakontë në fund të korrikut të dy princat përshkruanin humorin ngjitës të Dianas dhe se si ajo u shprehte atyre dashurinë. Po ashtu të dy vëllezërit kanë treguar për jetën e tyre pas ndarjes së prindërve.