1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përkrahësit e BE-së ngrihen më këmbë

Referendumi në Britani nuk ka ligjërisht fuqi detyruese, prandaj krahas zërave që kërkojnë një refrendum të dytë ka edhe deputetë që synojnë ta ndalin Brexit-in përmes parlamentit.

Më shumë se 1.5 milionë britanikë kërkojnë që për shkak të rezultatit të ngushtë në referendumin për qëndrimin apo daljen nga BE-ja, të organizohet sërish një referendum i dytë. Sipas tyre 52 për qind votash pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk janë të mjaftueshme? Një peticion zyrtar në internet drejtuar Parlamentit në Londër ka kaluar shifrën e një milion nënshkruesve.

100.000 mbështetës mjaftojnë

Që që Parlamenti të marrë në konsideratë organizimin e një debati janë të mjaftueshëm 100.000 mbështetës, thuhet në faqen e internetit të Parlamentit. Nënshkruesit kërkojnë që duhet të ketë një referendum të ri, sepse në përfundim të referendumit përmbushen të dyja kushtet për një referendum të ri, pra pjesëmarrja ishte nën 75 për qind, ose në favor apo kundër Brexit-it votojnë më pak se 60 për qind e votuesve.

Peticioni është online që nga fundi i majit, por pasi të premten u bë e qartë se sa i ndarë është vendi në lidhje me qëndrimin apo daljen nga BE-ja, numri i mbështetësve të peticionit u rrit me shpejtësi.

Thirrje për votim në parlament

Një deputet i Partisë Laburiste në opozitë dëshiron të shkojë edhe më tej se mbështetësit e peticionit. David Lemmy nga Totenhami bëri thirrje për ta penguar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian me një votim në Dhomën e Ulët të Parlamentit. "Zgjohuni. Ne nuk duhet ta bëjmë këtë" shkroi Lemmy në Twitter. "Ne mund të ndalojmë këtë çmenduri dhe t'i japim fund këtij makthi me një votim në parlament." Tek e fundit referendumi nuk ka ligjërisht fuqi detyruese. Politikani bëri thirrje për një votim sa më shpejtë, që javën e ardhshme.

Dallim mes brezave

Sipas një sondazhi nga institutit për demoskopi YouGov në mbarë Britaninë e Madhe 64 për qind e 18- deri 24-vjeçarëve votuan pro qëndrimit të vendit në BE. Kurse ndër votuesit mbi moshën 65 vjeç vihet re e kundërta. Rreth 60 për qind e tyre votoi pro daljes nga BE-ja.