Përse duhet të vendoset edhe një gjobë tjetër kundër Majkrosoftit?
28 Shkurt 2008Plot 899 milionë euro është gjoba e fundit e një serie gjobitjesh që ka vendosur Komisioni i BE-së ndaj Microsoft-it. Gjithsej gjobat e këtij autoriteti të BE-së kundër koncernit të programeve kompjuterike arrijnë shumën e 1,68 miliardë eurove. Kjo masë ndoshta do t´i gëzojë taksapaguesit evropiane dhe ata gjermanë, sepse çdo dënim i vendosur prej kartelit pakëson kontributin që duhet të paguajnë në mënyrë proporcionale vendet antare në BE. Por mos vallë një gjobë kaq e lartë ndaj një ndërmarrjeje të vetme i kalon kufijtë? (...) E përse duhet të vendoset edhe një gjobë tjetër ndaj Microsft-it në grindjen me BE-në (...) në një kohë që koncerni e ka pranuar dhe i ka shlyer gjobitjet e mëparshme? Pyetja nëse ka një kuotë të përshtatshme gjobitjeje nuk mund të gjejë përgjigje. (...)