1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përpjekje të reja për çështjen siriane

10 Mars 2012

Kofi Annan do të takohet në Damask me presidentin Bashar al Assad në përpjekje për t`i dhënë fund luftimeve në Siri. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka shkuar në Jemen dhe në Arabinë Saudite.

https://p.dw.com/p/14IhJ
Kofi Annan në një takim të Ligës Arabe
Kofi Annan në një takim të Ligës ArabeFotografi: dapd

Ish-sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Annan do të takohet sot në Damask me presidentin Bashar al Assad në përpjekje për t`i dhënë fund luftimeve në Siri. Annan, i cili ka ndërmjetësuar me sukses në shumë konflikte në Afrikë, i kërkon Assadit dhe opozitës të arrijnë zgjidhje paqësore duke parajamëruar disa herë për ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Kërkesat e tij nuk janë pranuar nga kundërshtarët e Assadit. Annan vepron i ngarkuar nga KB dhe Liga Arabe. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka shkuar ndërkohë në Jemen dhe prej andej do të shkojë në Arabinë Saudite, po ashtu me misionin e zgjidhjes së konfliktit në Siri.

Në Jemen, ministri i Jashtëm Westerwelle kërkon të arrijë atë që ka futur në lojë për Sirinë kryetari tunizian i shtetit, Marzouki. "Imunitet për Assad-in dhe familjen e tij, një zgjidhje jemenite, kjo është e vetmja rrugëdalje."

Guido Westerwelle duke folur për Sirinë
Guido Westerwelle duke folur për SirinëFotografi: dapd

Ekzil dhe mosndëshkim për Assad-in, njëjtë si për ish presidentin e Jemenit, Saleh. Në Sanaa, Westerwelle pritet me respekt për shkak të zgjidhjes megjithëse kriza e rëndë në Jemen vazhdon. Tre orë larg prej andej, në Arabinë Saudite zhvillohet një raund i ri diplimacie për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë. Pa Arabinë Saudite nuk mund të ketë zgjidhje, ata kërkojnë të armatosin kryengritësit dhe mendojnë për ndërhyrje. Mbreti Saud është i indinjuar për sjelljen e OKB-së: "Ne nuk harrojmë çfarë ndodhi në OKB. Ne kemi qenë gjithnjë krenarë për Kombet e Bashkuara, por ajo që po ndodh nuk është mirë. Bota nuk i beson më OKB-së."

Grindjet midis fuqive me veto, Rusisë dhe Kinës, me pjesën tjetër të botës ka motivuar Arabinë Saudite, konservatore dhe sunite, që të militarizojë konfliktin. Rrëzimi i regjimit laiko- shiit të Assadit do t'i kthente Sirinë rajonit dhe do të nxiste supremacinë saudite në hapësirën arabe.

Westerwelle është si gjithë evropianët e tjerë, kundër ndërhyrjes, megjithëse kërkon: "…ndalimin e dhunës, në mënyrë që ne të japim ndihmë humanitare dhe të fusim në rrugë një zgjidhje politike me kthesë paqësore. Për këtë rëndësi të madhe ka ndikimi ndërkombëtar. Sepse ajo nuk do të mbesë pa patur pasoja."

Kofi Annan dhe sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby
Kofi Annan dhe sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil ElarabyFotografi: dapd

Ashtu si bota perëndimore, një pjesë e madhe e shteteve arabe dhe Kina e Rusia, ëesterëelle pret nga Kofi Annan. I ngarkuari i OKB-së ka shkuar në Damask në një Mission impossible, në kërkim të një zgjidhjeje politike. Ai deklaroi se është e rëndësishme që të ketë një ndërmjetës, që e pranojnë të gjithë. Nëse komuniteti ndërkombëtar flet me një gjuhë, atëherë fjala ka edhe peshë.

Autor: Ulrich Leidholdt / Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani