1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgjegjësi - organizatori për tragjedinë e Love Parade

28 Korrik 2010

Ka pasur rezerva paraprake për tunelin që solli tragjedinë

https://p.dw.com/p/OWw5
Hidhërim pas tragjedisë
Hidhërim pas tragjedisëFotografi: AP

Ministri i brendshëm i landit të Renanisë Veriore - Vestfalisë (NRW) Ralf Jäger sheh përgjegjësi të madhe për fatkeqësinë gjatë Loveparade-it në Duisburg tek organizatori. Jäger paraqiti një raport paraprak të policisë së Duisburgut mbi fatkeqësinë e Loveparade-it, ku vdiqën 21 vetë dhe u plagosën më shumë se 500.

Sipas të dhënave të inspektorit të policisë të NRW-së Dieter Wehe para Loveparade-it policia kumtoi rezerva për tunelin si zonë hyrjeje. Ai e akuzoi organizatorin Rainer Schaller se e kishte hapur tepër vonë sheshin e veprimtarisë. Në këtë mënyrë në tunel mbeti një masë e madhe njerëzish, që shkaktoi bllokim. Përveç kësaj ishta i pamjaftueshëm numri i përgjegjësve për rendin, tha Wehe.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi