Përfaqësuesit serbë të Kosovës janë shprehur se nuk e njohin misionin e BE-së
20 Shkurt 2008Kryesuesi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Faith, po takon në ditën e parë të punës së tij në Kosovë udhëheqësit kosovarë. Ai tha se do të ndihmojë dhe këshillojë institucionet e Kosovës, ndërsa, pret që plani i Marti Ahtisarit të zbatohet me përpikmëri.
Faith, tha se komuniteti serb në Kosovë duhet ta ketë të qartë që misioni i ri nuk është kërcënim për ta, por do të garantojë respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtë deklaratë, Piter Faith e bëri gjatë disa takimeve që zhvilloi me udhëheqësit kosovarë.
Faith tha se përgjegjësit e tij në Kosovë janë të qarta.
"Në lidhje me përgjegjësitë e mia si përfaqësues civil ndërkombëtar në Kosovë është e qartë se unë jam këtu që të ndihmoj dhe këshilloj qeverinë, ndërsa i përket qeverisë së Kosovës që të marr vendimet e dosmosdoshme dhe t'i implementojë ato në linjën që parasheh plani i Marti Ahtisarit", tha Peter Faith.
Përfaqësuesit serbë të Kosovës janë shprehur se nuk e njohin misionin e BE-së në Kosovë dhe nuk i obligohen për asgjë. Mirëpo, Piter Faith, u bëri thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë që të integrohen në shoqërinë kosovare, sepse vendi i tyre është në Kosovë.
"Komunitetit ndërkombëtar synon ta shtrijë prezencën e misionit civil dhe policor në të gjithë territorin e Kosovës. Pra më këtë kuptoj, se misioni i BE-së do të shtrihet edhe ne veriun e Kosovës" tha Piter Faith.