1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për jetë a vdekje

Karla Engelhard 7 Shkurt 2008

Një gjykatë moskovite i mohoi ish-manaxherit të sëmurë rëndë të koncernit të shpërbërë të naftës Yukos, Vasili Aleksanjan, trajtimin në një spital special.

https://p.dw.com/p/D3n3
Ish menaxher i Yukos, Vasily Aleksanian
Ish menaxher i Yukos, Vasily AleksanianFotografi: AP

Për arsye të sëmundjes gjykata e ndërpreu dje procesin kundër 36 vjeçarit, por nuk e liroi atë nga paraburgimi.

Nxjerrje e naftës nga Yukos në Tyumen, Siberinë perëndimore
Nxjerrje e naftës nga Yukos në Tyumen, Siberinë perëndimoreFotografi: AP

Ish-juristi i koncernit të naftës Yukos gjendet prej dy vjetësh në një burg famëkeq të Moskës. Ai akuzohet që si zëvendëspresident i Yukos-it të ketë shpërdoruar një pasuri me vlerë 20 miliardë rubla - rreth gjysmë milioni euro, të ketë larë para dhe t'u jetë shmangur taksave. Vetë Alexanjani e mohon këtë. Në hapje të procesit ai tha: "Akuzohem të kem përvetësuar një shumë të caktuar. Por, e para këto para nuk kanë qenë kurrë të miat. E dyta i takojnë me kohë shtetit, ‚Rosneft'-it. Në qoftë se i kam vjedhur unë, atëherë ku janë?

Ish shefi i Yukos, Mikhail Khodorkovsky
Ish shefi i Yukos, Mikhail KhodorkovskyFotografi: AP

36 vjeçari është i sëmurë me SIDA. Sëmundjen e dobësimit të imunitetit e mori gjatë një operacioni. Përveç kësaj në burg ai është infektuar nga tuberkulozi dhe para pak ditësh mjekët përcaktuan diagnozën e tumorit të gjëndrave limfatike. Ndërkohë ai është verbuar nga njëri sy. Megjithatë Prokurori i Përgjithshëm flet për një gjendje shëndetësore 'të kënaqshme'.

Në shenjë solidarizimi me ish-bashkëpunëtorin e tij themeluesi i Yukos-it Mihail Hodorkovski, i cili e vuan dënimin në Çita mnë Siberinë lindore, hyri në grevë urie. Pasi hezitoi gjatë gjykata vendosi dje ta pezullojë procesin kundër Aleksajanit të sëmurë rëndë dhe që ai të trajtohet në spitalin e burgut. Një fitore e pjesshme e avokatëve të tij. Njëri prej tyre Georg Dangjan deklaroi: 'Natyrisht që ka kritere mjekësore për mënyrën dhe zgjatjen e trajtimit. Mjekët i kanë thënë Aleksanjanit se terapia do të zgjasë të paktën pesë muaj.'

Përkrahës të Vasily Aleksanian, 1 shkurt 2008
Përkrahës të Vasily Aleksanian, 1 shkurt 2008Fotografi: AP

Aleksanjan e akuzon Prokurorinë e Përgjithshme, t'i ketë ofruar një pazar djallëzor. Ai duhet të dëshmojë dhe të akuzojë në një proces të ri themeluesin e Yukosit Mihail Hodorkowskin - në këmbim do të lirohet dhe mund të kurohet. Aleksanjan e ka refuzuar këtë.