1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE/ODIHR: Proces zgjedhor konkurent dhe transparent

Në vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për votimet e 8 majit, ata kanë kritikuar rolin e partive politike për tensionimin e situatës si dhe mungesën e medias vizive të pavarur.

An elderly Albanian couple vote in the village of Bathore, Albania, on Sunday 03 July 2005. Albanians will select a new legislature after a close and exceedingly hard-fought election campaign.The 2.9 million voters will cast ballots for 140 legislators, choosing from 57 parties and coalitions in the sixth election since the fall of Communism in the country in 1991

Votues në Bathore

Ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë kishte zgjedhur fjalë të kujdesshme për të karakterizuar procesin zgjedhor deri në mesditën e së martës në Shqipëri. Disa herë shefi i misionit të OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, përmendi faktin se gjithçka që artikulohej ishte veçse paraprake dhe se në terren kishte ende vëzhgues që vijonin detyrën për të ndjekur procesin e numërimit të votave.

“Zgjedhjet e 8 majit ishin konkuruese dhe transparente, por u zhvilluan në një atmosferë polarizimi të lartë dhe mungesë besimi mes ndërmjet partive në pushtet dhe atyrë në opozitë”, ishte njëri prej përcaktimeve që bëri Stonestreet. Ai ka shigjetuar dy partitë e mëdha politike, PD e PS, që si në votimet e shkuara nuk i kryen “me përgjegjshmëri detyrat zgjedhore duke ndikuar negativisht në administrimin e të gjithë procesit”.

OSBE/ODIHR dhe partnerët e tyre Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës pohuan frymën e tensionuar gjatë fushatës elektorale, ku u regjistruan dhe akte dhune e incidente që kishin lidhje me zgjedhjet. Fatkeqësisht, në disa zona, pati raste të konfirmuara presioni ndaj nëpunësve publikë për të mbështetur PD-në. Abuzimi me burimet administrative duket se ishte pakësuar ndjeshëm, megjithatë, në pak raste, zyrtarët qeveritarë dhe vendorë i përdorën aktivitetet zyrtare për qëllime fushate”, thuhej mes të tjerave në deklaratën paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Një sërë aspektesh pozitive

Raporti përmendi dhe një sërë aspektesh që ishin pozitive, si përmirësimi i listave të votuesve, puna e Kolegjit Zgjedhor, që kishte dhënë vendime të drejta për ato që ishin ankuar partitë dhe subjektet. Pozitive u përshkrua dhe puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që u cilësua transparente, por nuk u hezitua të flitej dhe për inteferencat e klimës së tensionuar politike në vendimarrjen e Komisionit. “Vendimet lidhur me çështjet e debatuara mes dy partive kryesore u trajtuan me tone partiake dhe jo në kolegjialitet. Disa prej këtyre vendimeve nuk ishin të bazuara në Kodin Zgjedhor dhe u rrëzuan pas anikimimit në Kolegjin Zgjedhor”, thuhet në deklaratën paraprake mbi zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit.

Albanian election workers count votes in Albania's capital Tirana on Monday, July 4, 2005. Albania began counting votes from its general election on Monday, hoping the West would give its seal of approval to what officials said was the most orderly ballot since democracy was established here 15 years ago.(AP Photo/Visar Kryeziu)

Si pasojë e ndikimit politik nuk shpëtuan dhe shfaqjet e fenomeneve të vonesave në emërimin e komisionerëve e për rrjedhojë dhe shkeljet e afateve kohore në ngritjen e komisioneve të votimit. Gjithashtu në deklaratë në mënyrë konkrete thuhej se Partia Demokratike në pushtet dhe Partia Socialiste në opozitë “nuk i emëruan në kohë anëtarët e komisionet e qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit”, duke shtuar këtu dhe kritikën se “deklaratat e këtyrë partive që vinin në dyshim integritetin e administrimit të zgjedhjeve dëmtuan besimin e publikut tek zgjedhjet”.

Në fokus të qëndrimit paraprak të monitoruesve ndërkombëtarë ishte dhe roli e angazhimi i medias. Sipas tyre, ajo ofroi “një pluralitet pikëpamjesh, duke i ndihmuar votuesit të bënin një zgjedhje të informuar”. Por ky plus u shoqërua dhe me minuse, si ishte psh. “mungesa e medias vizive tërësisht të pavarur”, apo që “shumica e kanaleve private ishin të rreshtuara përkrah njërës nga dy partitë më të mëdha”. Në kapitullin e punës së medias nuk harrohej të përmëndej dhe vendimi aq i debatueshëm i KQZ që detyronte televizionet të jepnin kaseta filmike që ishin edituar nga partitë politike konkurente, një vendim që për fat të mirë u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.

Numër i ulët kandidatesh femra

Monitoruesit ndërkombëtarë kanë kritikuar dhe praninë mjaft të ulët të kandidateve femra në listat për kandidate ose anëtarë të këshillave bashkiake e komunare. Në një kohë që dita e votimeve është konsideruar si përgjithësisht e qetë, por e paorganizuar në disa raste. Duke ju referuar procesit të numërimit të votave deri në mesditën e së martës, për monitoruesit ndërkombëtarë, ai “funksionon mirë dhe me transparencë, me disa përjashtime”. Por sipas deklaratës paraprake numërimi vijon me ngadalësi dhe është i paorganizuar në disa raste. “Në disa vende, numërimi i votave ka patur ndërprerje të paparashikuara”.

Mr. Jonathan Stonestreet, the head of ODIHR mission in Albania, speaking for DW. Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 30.04.2011 Place: The head office of OSCE/ODIHR in Tirana / ALBANIA. evaluations of ODIHR mission for local elections in Albania.

Jonathan Stonestreet

Pyetjes së DW për shefin e misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, Jonathan Stonestreet, se cili ishte elementi më pozitiv dhe më negativ i këtij procesi deri më tani, ai u përgjigj. “Si pozitive mund të përmendim faktin se këto zgjedhje kanë qënë transparente dhe konkuruese.Ndërsa në krye të elementëve negative ishte fakti që partitë politike nuk ua kanë vënë veshin rekomandimeve që kemi bërë ne në votimet 2009, sidomos ato përgjegjesi që kanë këto parti për gjithë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Një raport i dytë, po paraprak, ku do të përfshihet dhe kjo pjesë e mbetur e procesit deri tek shpallja e rezultateve do të publikohet nga OSBE/ODIHR-i pas afër dy muajsh. Sipas Stonestreet një pjesë shumë e rëndësishme e tij do të jetë paketa e propozimeve dhe e sugjerimeve që bëhen për përmiresimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Autor: Arben Muka
Redaktor: Pandeli Pani