1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita akuzon Guttenbergun se ka mashtruar opinionin

14 Dhjetor 2009

Në shtypin gjerman një prej temave më të komentuara janë informacionet kontradiktore rreth urdhërit të trupave gjermane për bombardimin në shtator të talibanëve dhe vrasjen e civilëve atje.

https://p.dw.com/p/L1lu
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg.Fotografi: AP

Gazeta "Berliner Morgenpost" shkruan:

"Një gjë është e qartë: politika e informimit në Ministrinë e Mbrojtjes është katastrofale. Edhe më keq madje, sepse me intepretimet dhe plotësimet e raporteve të paraqitura në shtator, po krijohet përshtypja se çështja me qëllim po vonohet dhe po mbahet sekrete. Me 27 shtator ishin zgjedhjet parlamentare, ndërsa në fushatën parazgjedhore misioni i Bundesverit në Afganistan ishte një prej temave të rëndësishme. Vrasja e qëllimshme e talibanëve me siguri që do të shkaktonte debate edhe më të ashpra dhe do të bëhej edhe më shumë presion ndaj partive në koalicion: CDU, CSU dhe FDP. Ministri i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg duhet të shpjegojë shumë gjëra", pohon kjo gazetë.

"Frankfurter Rundschau" lexojmë:

"Qetësues është fakti, që kjo ngjarje nuk mund të shpjegohet me fjalë dhe fotografi të mira. Për një demokraci është shumë me rëndësi, që kur vendi futet në një luftë, madje edhe mediet joserioze kërkojnë shpjegim. Ministri i Mbrojtjes Guttenberg duhet të veprojë seriozisht, ose së shpejti do të detyrohet të largohet nga ky post. E mira e kësaj është që zhvillimet e fundit do të sqarojnë përfundimisht edhe misionin tonë në Afganistan", konstaton kjo gazetë.

Ndërsa "Märkische Allgemeine", që botohet në Potsdam, pohon se për zhvillimet dhe vrasjet në Afganistan më të matura duhet të jenë edhe partitë opozitare:

"Një shikim në ligje i lehtëson gjërat. Në rastin e aferës së Kundusit njeriut i kujtohet fjala e vjetër e urtë e juristëve, sipas së cilës sa më shumë që flasin politikanët e lartë parlamentarë, faktet janë më të dobëta. Misioni në Afganistan nënkupton edhe ndjekjen e luftëtarëve të armikut. Këtë e dinë edhe ish-anëtarët e kabinetit qeveritar, si lideri i Socialdemokratëve Sigmar Gabriel, po ashtu edhe politikanët e të majtës. Juristët e kësaj partie e dinë se në luftë bëhet fjalë për vrasjen pa dënime prej gjykatave, prandaj kritikat e tyre deri diku janë absurde."

Autor/Bahri Cani/dpa

Redaktoi/Angjelina Verbica