Ombudsmanët: jo kthim refugjatëve në vendet e origjinës
14 Mars 2016Rezoluta i referohet legjislacionit ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe obligimit të shteteve për të respektuar normat dhe standartet që burojnë prej tyre. Në të shprehet shqetësimi për situatën humanitare që ka sjellë kriza e migracionit në vendet e Mesdheut. Rezoluta konstaton se po cënohen rëndë të drejtat e njeriut në rajone të përfshira nga konfliktet e armatosura dhe të pllakosura nga varfëria.
Çështja e emigrantëve, që riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës është një nga pikat prioritare të Rezolutës. Në të u bëhet thirrje aktorëve shtetërore dhe ndërqeveritarë për të “siguruar mbështetje të qenësishme për integrimin e tyre, duke garantuar një proces që respekton dinjitetin njerëzor dhe shmang kthimin e emigrantëve në vendet në të cilat siguria e jetës së tyre nuk garantohet”. Nisur nga funksioni i dyfishtë i Avokatit të Popullit, si mbrojtës dhe promotor i të drejtave të njeriut, rezoluta bën thirrje për zgjidhje, “të cilat kanë një përqasje bazuar tek të drejtat e njeriut”.
Jo gjuhës së urrejtjes dhe ksenofobisë
Kundërveprimi ndaj gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe ksenofobisë është një tjetë kërkesë e rezolutës, drejtuar aktorëve ndërkombëtarë dhe lokalë. Rezoluta vë në dukje se “ato kanë pasoja në situatën e të drejtave të refugjatëve dhe njëherazi shkaktojnë erozion të vlerave dhe parimeve themeltare të diversitetit, tolerancës dhe bashkëjetesës në shoqëritë e vendeve të Mesdheut”
Refugjatët pjesë produktivre e ekonomisë në vendet pritëse
Rezoluta e konsideron një sfidë afat-gjatë integrimin në vendet pritëse të refugjatëve që kanë fituartë drejtën e azilit për shkak tërrezikimit të jetës së tyre në vendet e origjinës ku ka konflikte tëarmatosura. Ajo inkurajon shtetet që të “zhvillojnë politika të shëndosha të integrimit, që u mundesojnë diasporave të reja të jenë pjesë produktive e ekonomisë në vendet pritëse dhe një vlerë e shtuar për diversitetin e shoqërive të këtyre vendeve.”