1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090911 UN Folter Afghanistan

10 Shtator 2011

Rrahje, poshtërime dhe tortura, të gjitha këto janë përdorur në burgjet afgane, thuhet në një raport të misionit hetues të Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), i cili do të publikohet ditëve të ardhshme.

https://p.dw.com/p/12WYg
Burg në provincën afgane Helmand.
Burg në provincën afgane Helmand.Fotografi: DW

"Ne nuk do të dorëzojmë përkohësisht në disa burgje afgane asnjë të burgosur.  Kjo është një masë paraprake që vlen për sa kohë të jenë verifikuar akuzat e ngrituara në raportin e Kombeve të Bashkuara" - deklaroi gjenerali i ISAF-it, Carsten Jacobsen.

Gjenerali i ISAF-it, Carsten Jacobsen.
Gjenerali i ISAF-it, Carsten Jacobsen.Fotografi: picture alliance/Photoshot

Qeveria afgane hedh poshtë akuzat

Qeveria afgane e sheh raportin e Kombeve të Bashkuara si një akuzë për tolerimin e torturave në burgje dhe reagoi e indinjuar.  Ministri i Brendshëm afgan Bismmillah Mohammadi theksoi në një konferencë për shtyp për këtë temë se nuk ka mirëkuptim:

"Institucionet afgane të sigurisë e hedhin poshtë këtë raport dhe thonë se organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë pasur vazhdimisht të lirë rrugën për të vëzhguar burgjet tona". 

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe po ashtu Kombet e Bashkuara deri tani kurrë nuk kishin ngritur akuza të tilla kundër kushteve në burgjet afgane, theksoi ministri Mohammadi. Ata kishin protokolluar kontrollin nëpër burgje dhe nuk kishin deklaruar ankesa.

Ministri i Brendshëm afgan Bismmillah Mohammadi
Ministri i Brendshëm afgan Bismmillah MohammadiFotografi: DW

Ekspertët afganë kritikë ndaj raportit të OKB-së

Edhe komisioni i pavarur afganoqendror për të drejtat e njeriut, mban qëndrin kritk ndaj raportit të OKB-së edhe pse kryetari i këtij komisioni Shamsullah Ahmadzai pranon se tortura ka një traditë të gjatë në Afganistan:

"Në burgjet tona ka shenja të përdorimit të torturave, por në krahasim me të kaluarën ato kanë rënë ndjeshëm. Raporti i Kombeve të Bashkuara thotë se në sektorët e sigurisë në burgjet afagne, tortura është në rend të ditës. Unë nuk mendoj se ky raport i përgjigjet të vërtetës".

Burg në provincën afgane Konar
Burg në provincën afgane KonarFotografi: DW

Arsyeja e vërtetë pse ISAF nuk ka dashur t'i dorëzojë të burgosurit e saj në burgjet afgane, është tjetër, dyshojnë ekspertët afganë. ISAF nuk ka besim tek autoritete afgane, sepse ata janë të korruptuar në shumë fusha. Përmes transferimit të parave jo legale dhe të ndërhyrjeve familjare, të burgosurt që vijnë nga ISAF-i dalin shumë shpejt nga burgjet.

Mosbesim tek autoritetet afgane për shkak të korrupsionit

Gjenerali Mohammad Naim Momin nga shërbimi sekret afgan
Gjenerali Mohammad Naim Momin nga shërbimi sekret afganFotografi: DW

Gjenerali Mohammad Naim Momin nga shërbimi sekret afgan e konfirmon këtë praktikë të përdorur: "Vetëm pak më parë drejtori ynë administrativ erdhi tek unë dhe m'u lut që ta liroja një të përgjegjshëm për shumë atentate vetvrasëse dhe të tregohesha i mëshirshëm. Në të ardhmen unë dëshira të këtij lloji nuk i lejoj, sepse ato janë të patolerueshme. Ka dëshmi të mjaftueshme se ky është një kriminel i rrezikshëm". 

Vazhdimisht, njerëz me influencë arrijnë të lirojnë me para kriminelë të burgosur, ankohet Momin. Edhe ai vetë ka qenë nën trysni nga pleqtë dhe anëtarët të klaneve fisnore.

Raport i OKB-s tregon një mosbesim të thellë të shteteve perëndimore ndaj drejtësisë afgane, thonë ekspertët në Kabul. Dhe ai i jep trupave të ISAF-it një argument për të mos dorëzuar të burgosurit e tyre në duart afgane. Nëse mosbesimi i ndërsjelltë do të vazhdojë, kjo nuk i shërben sigurisë së vendit, thonë ata.

Ende SHBA kontrollon burgun e madh në Parvan në provincën afganolindore me të njëtin emër. Në 2012 ajo do t'ia dorëzonte përgjegjësinë autoriteteve afgane, por tani  dorëzimi u shty deri në 2014. Shumë afganë e shohin këtë si një tjetër shenjë mosbesim për qeverinë e tyre.

Autor: Waslat Hasrat-Nazimi / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani