191109 Obama Südkorea
19 Nëntor 2009Presidenti Barack Obama, e pati përshendetur në gjuhën koreane Presidentin Lee Myung Bak, në takimin e parë me të në Uashington. Kjo e pati argëtuar shumë Presidentin e Koresë së Jugut.
Një atmosferë e çtendosur ishte programuar në Seul në bisedimet e Obamës me Presidentin Lee, të njohur si mik i amerikanëve. Kryeqyteti i Koresë së Jugut ishte stacioni i fundit i vizitës së Presidentit Obama në Azi. Atmosfera ishte e çtendosur edhe pse tema qendrore e bisedimeve në Seul ishte gjithçka tjetër përveçse jo e komplikuar. Provokimet bërthamore të Koresë së Veriut e shqetësojnë njëjtë si Uashingonin ashtu dhe Seulin.
Temë e komplikuar
Programi bërthamor dhe provat raketore të Penjanit, sipas pikëmpamjeve të Presidentit amerikan përbëjnë një kërcënim të përgjithshëm. Obama nuk e ka harruar ende testin e fundit të Koresë së Veriut me raketa balistike. Bile Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan para gjysëm viti pajisjet e tyre në sistemin e mbrojtjes raketore në Havai, për shkak se nuk përjashtonin mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejt të Kim Jon Il-it ndaj territorit amerikan. Dhe anijet luftarake të Koresë së Veriut demonstruan para ca kohësh vendosmërinë e Penjanit gjatë një përleshje të shkurtër detare me Korenë e Jugut.
Amerika nuk do të frikësohet nga kërcënimet e Koresë së Veriut, theksoi Obama në fillim të vizitës së tij tetëditore në Azi. Ndërkaq në stacionin e fundit të kësaj vizite në Seul ai sqaroi strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Korenë e Veriut.
Obama dëshiron të hapë një rrugë të re në drejtim në Penjanit
Rrugën e negociatave të drejtpërdrejta në mes të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim Obama do të nisë të dërguarin e tij të posaçëm Stefan Bosworth për në Penjan. Ai do të bisedojë atje me regjimin e Kim Jong Il-it për mundësitë e Koresë së Veriut në të ardhmen. Integrim ndërkombëtar në vend të izolimit, është parrulla e Presidentit amerikan.
Qysh në verë Obama i dha dritën jeshile ish-presidentit amerikan Bill Clinton që të udhëtojë për në Penjan dhe të flas me Kim Jon Il-in. Për lirimin e dy gazetareve amerikane dhe për negociatat e drejtpërdrejta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. Pas një kohe të shkurtër disa diplomatë koreanoveriore udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shqyrtuar mundësitë e fillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Penjanit.
Këto bisedime me Korenë e Veriut mund të kenë vetëm një qëllim, është porosia e Obamës në adresë të Koresë së Jugut. Në të vërtetë asgjësimin e të gjitha armëve bërthamore të Penjanit.
Autor : Ralph Sina / Esat Ahmeti
Redaktoi : Aida Cama