1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

310311 USA Obama Energie

31 Mars 2011

Presidenti i SHBA Barack Obama ka përcaktuar në një fjalim të mërkurën (30.3.) rrugën për të ardhmen e energjisë në SHBA. Çështja kryesore është të reduktohet varësia e SHBA-së nga nafta.

https://p.dw.com/p/10lEi
Pllakatë e demostruesve kundër luftës në IrakFotografi: AP

Larg nga nafta e importuar – këtë kurs kishte zgjedhur Barack Obama që në fillim të mandatit të tij. Gjë jo e re për presidentin amerikan: Që në vitet 70 Richard Nixon kërkonte më shumë pavarësi për SHB nga importi i naftës- me pak sukses deri tani.

Më shumë se 60 përqind e naftës së konsumuar për karburant në SHBA është e importuar. Karburant edhe për diskutime në vend – i nxitur së fundi nga trazirat në botën arabe dhe nga aksidenti me reaktorin në Japoni. Sepse këtë e ndjen portofoli i amerikanëve në pikat e karburantit: çmimet e benzinës janë më të lartat që prej tre vjetësh, afro 70 Eurocent për liter. Kjo rrezikon të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës dhe Obamës mund t'i kushtonte me humbjen e një pjese të rëndësishme të elektoratit – duke patur parasysh zgjedhjet presidenciale 2012. Dhe kështu presidenti amerikan shpjegon në fjalimin para studentëve qëllimin e tij ambicioz: "„Kur unë morra postin, Amerika importonte çdo ditë 11 milionë barrel naftë në ditë. Në diçka më shumë se një dekadë ne do ta kemi ulur me një të tretën."

NO FLASH Obama zu Libyen in WAshington
Presidenti Barack Obama- Trazirat në botën arabe dhe aksidenti bërthamor në Japoni nuk kanë kaluar pa lënë mbresa në SHBA.Fotografi: dapd

Rruga është kursimi i energjisë: me ndërtesa, makina dhe kamionë me shfrytëzim efikas energjie dhe me zgjerimin e qarkullimit publik me autobuzë dhe tramvajë. Obama do të fusë një kufi maksimal për konsumimin e benzinës nga automjetet si dhe direktiva të reja për emetimet e dioksidit të karbonit dhe subvencione shtetërore për makinat elektrike dhe me gaz natyror. „SHBA duhet të kërkojnë burime të reja, të pastra dhe të ripërtëritshme të energjisë dhe sa më parë."

Sepse edhe një gjë është e qartë, vendi do të ketë nevojë edhe në të ardhmen për shumë energji. Por Obama do të rrisë siç u shpreh proporcionin e burimeve "të pastra" të energjisë për të furnizuar SHBA në 80% në 25 vitet e ardhshme. dy herë më shumë se tani. Energji ‚të pastra‘ Obama konsideron krahas energjisë së erës, asaj diellore, energjisë së përfituar nga burimet ujore dhe biogazi, dhe energjia bërthamore është e pastër dhe e sigurtë, për këtë është i bindur presidenti i SHBA edhe pas aksidentit në Japoni.

Solar Energie in den USA
Larry Hagman, i njohur si Baroni i naftës bën reklamë për SolarWorld.Fotografi: SolarWorld

Por edhe nafta mbetet një shtyllë tjetër e energjisë në SHBA. Obama do të importojë në të ardhmen më shumë nga shtetet fqinje të SHBA-së si Mekiska dhe Kanadaja, në vend të Lindjes së Mesme. Dhe nga toka amerikane: pas moratoriumit disamujor pas derdhjes së naftës në gjirin e Meksikës qeveria amerikane do të lejojë prej vjeshtës që të bëhen sërish shpime në der, edhe në thellësi të detit, por me masa të rrepta sigurie.

Përveç kësaj Presidenti amerikan synon të vërë përsëri SHBA në krye të biznesit me energji të rinovueshme – si në aspektin e hulumtimeve ashtu edhe të investimeve. Sepse vetëm në këtë mënyrë supremacia ekonomike e SHBA të jetë e siguruar. Edhe në shekullin e 21. Sapo është botuar një studim i institutit amerikan PEW, që thotë se Gjermania ia ka kaluar SHBA me investimet në këtë fushë në vitin 2010. SHBA renditen të tretat pas Chinës dhe Gjermanisë.

Autor: Julia Hummelsiep/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama