1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama kërkon falje

24 Shkurt 2012

Barack Obama i ka kërkuar falje Hamid Karsait, për djegien e Kuranit në një bazë amerikane në Bagram

https://p.dw.com/p/14963
Barack Obama dhe Hamid Karsai
Obama dhe KarsaiFotografi: picture-alliance/dpa

Numri i viktimave po shtohet. Në shumë rajone po shtohet numri i afganëve që po shprehin mllefin e tyre ndaj ushtarëve të huaj. Ata po protestojnë dhe po kërkojnë vdekjen e SHBA-së, presidentit Barack Obama dhe NATO-s.

Seria e vrasjeve

Në një pikë të forcave amerikane në provincën Nangahar një person me uniformë të ushtrisë afgane ka hapur zjarr ndaj trupave ndërkombëtare dhe ka vrarë dy ushtarë të NATO-s. Ndërkohë që më pas, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë shumë demonstrantë. Në veri të Afganistanit, në zonën ku është vendosur Bundeswehri gjerman, policia ka hapur zjarr kundër demonstruesve të mbledhur dhe ka vrarë të paktën një person. Duket se situata nuk po shkon drejt qetësimit por shkallëzimit të mëtejshëm. Si ky i ri edhe shumë të tjerë në Afganistan kërkojnë hakmarrje për shkak të djegies së Koranit.

„Ne duam që qeveria jonë të nxjerrë para gjykatave përgjegjësit. Ata të cilët kanë djegur Koranin duhet të denohen prej gjithë kombit afgan. Ne duam që të huajt të largohen nga vendi ynë. Ata janë kundër fesë sonë dhe janë të korruptuar", thotë ai.

Mllefi ndaj ushtarëve amerikanë

Edhe ky i ri është i mllefosur nga sjellja e ushtarëve amerikanë të cilët në Bagram të Afganistanit kanë djegur disa ekzeplarë të Koranit. Ushtarët amerikanë i kanë marrë këta ekzemplarë nga të burgosurit afganë i kanë hedhur në plehra dhe i kanë djegur. Ndërkohë që bashkëpuntorët afganë në këtë qendër e kanë përhapur lajmin. Komandanti i trupave mbrojtëse në Afganistan, ministri amerikan i Mbrojtjes e tani edhe presidenti amerikan Barack Obama kanë kërkuar falje për këtë sjellje të ushtarëve, por deri tani pa ndonjë sukses.

Karsai përpiqet të qetësojë, talibanët nxisin

Përderisa presidenti afgan Hamid Karsai po bën përpjekje që të qetësojë popullatën afgane dhe forcat e sigurisë, esktremistët radikalë si talibanët bëjnë thirrje për shfrytëzimin e këtij mllefi dhe urrejtjes së krijuar për të shkallëzuar gjendja edhe më shumë. Ata kanë kërkuar nga demonstruesit që të sulmojnë të huajt dhe t'i vrasin ata, me shpjegimin se vetëm kështu mund të mësojnë që të mos prekin më kurrë gjërat e shenjta. 

Vetura të djegura.
Dhuna s'ka të ndalur.Fotografi: AP

Shumë vëzhgues e shikojnë këtë gjendje me brengosje të thellë dhe kanë frikë nga hapja e kësaj teme edhe në lufjet tradicionale në xhami. Kjo do të shkallëzonte gjendjen edhe më shumë. Dhuna ka marrë ndërkohë përmasa të mëdha. Mllefi dhe urrejtja janë përzier me frustrimin e përgjithshëm të njerëzve me kushtet shumë të vështira të jetës. Gjithnjë e më shumë afganë janë duke përdorë 11 vjetorin e misionit ndërkombëtar në këtë vend si shkas për të shprehur paknaqësinë ndaj qeverisë, për shkak të luftës, varfërisë dhe urisë. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International çdo ditë bëhen rreth 400 afganë refugjatë në vendin e tyre.

Autor: Sandra Petersmann/Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj