1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama iu "pret krahët" avionëve zbulues pa pilot

Ben Knight/Amarildo Topi25 Maj 2013

Një ditë pasi administrata e SHBA pranoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë nga sulmet me drone, Presidenti Barack Obama ka premtuar një transparencë më të madhe në programin sekret dhe moralisht të dyshueshëm.

https://p.dw.com/p/18ddc
Fotografi: Reuters/Jason Reed

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare presidenti amerikan tha se administrata e tij është e predispozuar të shohë më me kujdes sulmet vdekjeprurëse me avionët pa pilote, drone, jashtë zonave të luftës. "Para sulmit, duhet të bëhet e qartë që nuk do të ketë civilë të vrarë apo të plagosur. Ky është standardi më i lartë që mund të vendosim."

Fjalimi erdhi pasi gjenerali Eric Holder pranoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë nga sulme me avionë të tillë. Zyra e Gazetarisë Invesitgative ka regjistruar gjithsej 368 sulme me avione drone në Pakistan dhe midis 46-56 të konfirmuar në Jemen. Pjesa më e madhe e tyre kanë ndodhur gjatë administratës së Obamës.

Masat e Obamës janë pjesë e "politikave presidenciale" të cilat presidenti duhet t'i firmosë javën e ardhshme. Sipas këtyre politikave të reja parashikohet zvogëlimi i rasteve të përdorimit të avionëve drone.

Barack Obama Rede Drohnen und Guantanamo Schliessung
Presidenti amerikan Barack ObamaFotografi: Getty Images

Jo thjesht një flluskë sapuni

Këto politika parashikohet të jenë afatgjata. "Është besimi i Obamas se duhet të ketë struktura të gatshme për të patur administrata të suksesshme '', tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney të mërkurën. "Unë mendoj se është një hap domethënës dhe jo thjesht një flluskë sapuni. Administrata i ka shumë të qarta pasojat e këtyre lloj sulmeve dhe ky është sinjal i rritjes së transparencës", thotë Anthony Dworkin, ekspert i ligjeve ndërkombëtare pranë Këshillit të Europës.

Deri tani dronet godisnin të gjitha grupet e armatosura, por këtej e tutje në qendër të sulmeve do të jenë vetëm ata që “përbëjnë” rrezik për popullin amerikan". Lëvizja drejt një transparence më të madhe është parë edhe si një mënyrë organizimi. Në fillim të kësaj jave burime nga administrata i thanë agjensisë Reuters se ushtria amerikane në kundërshtim me veprimet e CIA-s, është duke drejtuar numrin më të madh të sulemve.

X-47B Drohne während eines Start vom Flugzeugträger USS George H. W. Bush
Drone i tipit X-47B gjatë një operacioniFotografi: Reuters/Jason Reed

Në sulmet me drone vriten edhe të pafajshëm

Lëvizja e Obamës erdhi pas reagimeve të shumta që programi i avionëve drone të SHBA, ishte në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe kritikave të liberalëvë të djathtë në SHBA. Senatori Republikan Rand Paul u shpreh kundër përdorimit të droneve. "Përdorimi i droneve vëzhgues nuk mund të funksionojë në vendet në luftë jashtë SHBA, por gjithashtu nuk mund të përdoret as në rrugët e SHBA", tha Paul në një deklaratë.

Përmes iniciativave të tilla kërkohet të kufizohet numri i operacioneve të kryera me avionët drone, për shkak se ata mund të shkaktojnë edhe viktima të pafajshme. Sipas një raporti të Këshillit të Marrdhënieve me Jashtë “gjatë kohës së presidencës së George W. Bush, numri i civilëve të vrarë ose numri i atyre qe nuk ishin militantë, ishte 40%, ndërkohë gjatë administratës së Obamës shifra ra në 11% në vitin 2012.

"Për shkak të rrethanave në të cilat kryen sulmet me drone është e vështirë të përcaktohen se sa njerëz janë vrarë, por kundërshtimi më i madh qëndron tek vrasja e njerëzve jashtë zonës së luftimeve", përfundon Dworkin.