1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Obama: 'i burgosur politik'

Ka qenë gjithmonë e qartë se qëndrimi i Barack Obamës për çështjen e përgjimeve ka ndryshuar shumë që pas marrjes së Presidencës. Por tani një organizatë jo-qeveritare ka zbuluar se sa i fortë është ky kontrast.

Organizata jo-qeveritare ProPublica e disa gazetarëve ka mbledhur të dhëna se si ka ndryshuar pozicionin e tij Barack Obama për çështjen e përgjimeve, sapo ai u bë President i SHBA në vitin 2009.

Organizata, e cila fokusohet në gazetarinë investigative në interes të publikut, zbuloi se pesë vjet më parë, kur Obama ishte ende senator në Ilinois, ai kishte mbështetur një projektligj që kishte si qëllim kufizimin e fuqisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA). Pesë vjetë më vonë debati është ndezur sërish pas dëshimve të Edward Snowden.

Kara Brandeisky, autore e shkrimit ProPublic, thekson se ndryshimet e qëndrimit të Obamas ishin bërë më para publike, por ato u bënë më të qarta pas çështjes Snowden. "Mbështetësit e Obamas u inatosën me të kur ai ndryshoi qëndrimin e tij në lidhje me një projketligj për përgjimet në vitin 2008. Më pas ne dimë që nga ky projketligj u autoriza programi Prism."

Flip-flops

Të gjitha ndryshimet, shtatë gjithsej, që janë bërë me aprovimin e Obamas janë paraqitur nga ProPublica. Si sentaor ai kërkonte të kufizohej veprimi i NSA . "Ai amendament kërkonte që qeveria të përgjonte vetëm ata që dyshoheshin si ‘agjentë të fuqive të huaja, por jo të gjithë qytetarët amerikanë. Unë mendoj se ky është zbulimi më i fortë deri tani," thotë Brandeisky.

Në të njëjtën mëynrë në vitin 2007, Obama ishte pjesë e një grupi ligjvënësish, të cilët u përpoqën të detyronin qeverinë të merrte aprovimin e gjykatës për të mbledhur mesazhet e dërguara nga njerëzit nga Amerika dhe për në Amerikë. Ky amendament nuk mori aprovimin e Senatit, por kjo mund ketë gëzuar Obamën kur u bë President, sepse ai më vonë mbështeti publikisht programin Prism. Amendamete të tjera që Obama mbështeti kur ishte Sentor dhe kundërshtoi kur ishte President janë deklasifikimi i dokumenteve, dhënia e mundësisë të akuzuarit për të sfiduar përgjimet e qeverisë dhe detyrimin institucioneve ekzekutive të qeverisë për të raportuar në Kongres në lidhje më masat e përgjimeve.

Obama: i burgosur politik

Jeffrey Chester, drejtor ekzekutiv i shoqatës Qendra Dixhitale për Demokraci thotë se e kupton dilemën politike të presidentit. "Unë mendoj se ai është në një presion të jashtëzakonshëm. Ai ka presion nga kritikët e tij dhe pa dyshim nga strukturat e inteligjencës ushtrake - Pentagoni dhe the NSA."

Sipas Chester, "evolucioni" në qëndrimin e Obamas ishte i paevitueshëm. "Politikisht për Obamën është e sigurtë të mbajë anën e strukturave ushtarake. Ai nuk do tu japë asnjë armë politike kundërshtarëve të tij dhe në mendien e tij, unë mendoj se ai sheh përftim nga ky përgjim," tha ai. Por Drew Mitnick, nga organizata të e drejtave dixhitale Access Now, nuk e fal. "Kjo është ironike, sepse ai ishte nismëtar i shumë reformave që u mbështetën nga organizata jonë. Me këto argumente ai bëri fushatën," thotë Mitnick told DW. Për Chester, është vetëm një ekuacion politik. "Obama ka llogaritur se programet e NSA mund të parandalojnë sulme terroriste. Unë mendoj se ai është një i burgosur, i kompleksitetit të sigurisë ushtrake, një i burogsur politik."

Mitnick edhe këtu nuk është dakort. "Ka mënyra për të ruajtur sigurinë pa patur nëvojën të përgjosh në shkallë globale. Ai kishte këtë opininon prandaj u bë president," thotë ai.

Përgjimet nuk ishin thjesht një çështje politike para dëshmive të Snowden dhe Mitnick është shumë optimist se reforma do të ndodhë. "Diskutimi politik ka ndryshuar. Unë mendoj se në këtë pikë do të shohim një ndryshim." Jeff Chester përshëndet gjithashtu faktin se çëshjta ka marrë më shumë vëmendje. "Është shumë e vështirë të gjesh një balancë për këtë situatë, por e rëndësishme është që kemi një debat për këtë çështje."